Kampionati Evropian i futbollit 2024 ka filluar të premten, më 14 qershor, me ndeshjen hapëse të Grupuit A, mes nikoqires Gjermanisë dhe Skocisë, në stadiumin Allianz Arena në Munih.
Ndeshjes së parë i parapriu ceremonia e zakonshme zyrtare.
Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si EURO, dhe në të po merr pjesë edhe Shqipëria – për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016. Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Gjermania dhe Spanja e kanë fituar Kampionatin Evropian nga tri herë secila.
Ndërsa, dy kombëtaret e tjera të vetme që e kanë fituar më shumë se një herë, janë Italia dhe Franca, që e kanë fituar nga dy herë secila./REL