Shpërndahen 250 pako ushqimore për familjet në nevojë
Familjet në nevojë vazhdojnë të ndihmohen nga Komuna e Gjilanit.
Gjatë këtij viti kjo kategori do të ndihmohen me 750 pako, derisa sot është bërë shpërndarja e 250 prej tyre.
“Përtej të gjitha projekteve të tjera, në prag të Kurban Bajramit, kemi shpërndarë 250 pako ushqimore me vlerë prej 60 euro për pako, për familjet në nevojë”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit.
Alban Hyseni, më tej shtoi se gjithsej gjatë këtij viti do të ndahen 750 pako. Kujdesi ndaj njëri-tjetrit është obligim.
Sipas tij ndarja me tjetrin e të mirave që i kemi, është mandatore për të gjithë ata që kanë krijuar pasuri.