BIK-u, organizoi tryezë shkencore kushtuar shqipëruesit të Kuranit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi Tryezë Shkencore kushtuar shqipëruesit të Kuranit dhe njëkohësisht njërit prej punëtorëve më të zellshëm të edukimit në frymën islame dhe atdhedashëse, Muharrem Blakçorit.
Në Tryezën e mbajtur në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u çmua roli dhe kontributi i tij. Përkthimet nga Kurani, përgatitja e një fjalor shqip – arabisht dhe Ilmihallit, ishin vetëm disa prej veprave që u dalluan përkundër periudhës së vështirë në të cilën ai jetonte.