Tuesday 3 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndalohet personi i dyshuar për kanosje ndaj gazetarëve

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit

‘Vjedhja’ e votave, nisin hetimet edhe në Gjilan

Vedat Muriqi shënon dhe asiston për fitoren bindëse (4:1) të Real Mallorca ndaj Sevila

Shkruan: Timo Mërkuri – Zëri i një uni të ndarë, Kaltrina Berisha, “Uni i ndarë”

Gjilan – Kryetari Hyseni: “Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, edhe sivjet dëshmoi fuqinë e artit

Rektori i UKZ-së priti në takim udhëheqës të AShAK

Policia: Raportohet e zhdukur një grua në Gjilan

“HORIZONTI” – shkollë dhe prijatare e enigmatikës shqiptare

Ndërroi jetë Fazli Fazliu, ish-kryetar i KB Drita

 Morina Bunjaku: Fëmijët janë thesari më i çmuar i shoqërisë
Lajme

Morina Bunjaku: Fëmijët janë thesari më i çmuar i shoqërisë

3 June 2024 0 Comment 5 min read

AA

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku dhe udhëheqësi i sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete Ardian Foniqi, bashkêbiseduan me anëtarët e Asamblesë së Fëmijëve.

“Sot jemi mbledhur për të festuar një ditë shumë të veçantë – Ditën e Fëmijëve, 1 Qershori. Kjo ditë na kujton se fëmijët janë thesari më i çmuar i shoqërisë sonë dhe se mbi ta mbështetet e ardhmja jonë”, tha nënkryetarja.

Më tej ajo shtoi se fëmijët janë burimi ynë i pafund i gëzimit, shpresës dhe frymëzimit. Ëndrrat e tyre, buzëqeshjet e tyre dhe energjia e tyre janë forca që na shtyjnë përpara për të ndërtuar një botë më të mirë. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë se detyra jonë është të krijojmë një mjedis ku ata mund të zhvillohen plotësisht, të mësojnë dhe të rriten të sigurt dhe të lumtur.

“Jam krenare për përpjekjet që kemi bërë për të përmirësuar jetën e fëmijëve tanë, duke investuar në çerdhe, shkolla, parqe dhe hapësira ku ata mund të luajnë dhe të mësojnë. Por, gjithmonë ka më shumë për të bërë. Është detyra jonë e përbashkët të sigurohemi që çdo fëmijë të ketë mundësinë të realizojë potencialin e tij, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballet”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetara e Gjilanit, theksoi se kjo ditë është gjithashtu një thirrje për të gjithë ne – prindërit, mësuesit, drejtuesit dhe qytetarët – për të bashkuar forcat dhe për të krijuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Një shoqëri ku çdo fëmijë ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i mbrojtur.

‘Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve, le të përkushtohemi të gjithë për të punuar së bashku, për të ndërtuar një të ardhme ku fëmijët tanë mund të rriten me dinjitet dhe shpresë. Le të festojmë këtë ditë me aktivitete që sjellin buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe le t’u tregojmë fëmijëve tanë se ata janë në qendër të vëmendjes dhe dashurisë sonë” , tha nënkryetarja Morina Bunjaku.

Ajo uroi fëmijët për festën, duke thênë: Le ta bëjmë këtë ditë të paharrueshme për fëmijët tanë dhe t’u japim atyre një arsye më shumë për të besuar në një të ardhme të ndritur.

Ardian Foniqi, udhëheqës i Njësisë për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, i uroi fëmijëve- Ditën 1 Qershori.

Ai tha se pos që të drejtat e fëmijëve garantohen me konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, kryetari i Komunës është zotuar t’ju mbështesë në realizimin e aktiviteteve dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Ju jeni e ardhmja dhe ne si institucione e kemi për obligim të ju përkrahim sa herë që të jetë e nevojshme”, tha Foniqi.

Dren Bajrami, nga Asambleja e Fëmijëvve uroi fëmijët për festën.

“Kjo ditë është një mundësi më e mirë. Fëmijët janë e ardhmja dhe duhet të rriten në mënyrë të sigurtë. Secli fëmijë meriton të rritet dinjitetsjëm.

Share This:

Tags: Komuna e Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ndalohet personi i dyshuar për kanosje ndaj

3 February 2026
Ciceroni

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” priti

3 February 2026
Lajme

‘Vjedhja’ e votave, nisin hetimet edhe në

3 February 2026
Futboll

Vedat Muriqi shënon dhe asiston për fitoren

2 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme Librari Opinione Showbiz

Gjilan – Kryetari Hyseni: “Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka

2 February 2026

Janë përmbyllur aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të,

Ciceroni Ekonomi Featured Lajme Librari

Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë

23 January 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar drejtorin e Islamic Relief Kosova,

Lajme

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë

31 December 2025

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.