Thursday 7 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

Gjilan: Fermerët informohen rreth skemës së granteve investuese

Osmani publikon letrën që ia dërgoi Trump, presidenti amerikan e nënvizioi pjesën ku e quan

Java nisi me stuhi të forta e breshër, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri

 Agron Gërguri – Shtatë të vecantat e “Glob Theatre Shakespeare” – Londër
Kulturë Teatër

Agron Gërguri – Shtatë të vecantat e “Glob Theatre Shakespeare” – Londër

1 June 2024 0 Comment 10 min read

AA

Theatri Globi i Shekspirit

Tragjedia “Richardi i III”- të, Shekspirit

Tradita dhe funksionaliteti i Glob Teatrit

Mbrëmë isha në Theatrin Globi i Shekspirit në Londër.

Shkruan: Agron Gërguri

Një përjetim i veçant ishte takimi me vjetërsinë, traditën, vlerën universale dhe të pandryshueshme të Teatrit dhe Shekspiri si pikë referimi për Teatrin dhe dramaturgjinë botërore që emërtohet si Globi i Shekspirit

E veçanta e parë

Arkitektura e “Globe Theatre Shakespeare”. Skena e hapur. Ndriçimi natyral me dritën e diellit dhe tradita që vazhdon. Aty ku mund ta përjetosh funksionalitetin e trashëgimisë teatrore dhe jo vetëm.

E veçanta e dytë

Shfaqja “Riçardi i III” sipas Shekspirit ishte realizuar vetëm me aktore. Një sprovë interesante me një nga tekstet më të inskenuara të Shekspirit.

Shtjellimi i rrëfimit prekte kohën kur ka vepruar personazhi famkeq i Riçardit dhe reflektonte shqetësueshëm për Riçardët narcisit të kohës në të cilën po jetojmë. Një tip i pushtetarit i cili çmos bënë për të ardhur në pushtet edhe përmes rrugës së gjakut por kur instalohet aty pastaj nuk di çfarë të bëjë përveçse të ushqej narcisistin brenda vetes, pret besnikëri deri në vdekje por vetë nuk është besnik. Të tillët kudo që e kanë kapur pushtetin atje e këtu gjithandej sillen njëjtë apo më sakt duan që gjithçka të sillet rreth tyre. Riçardët e duan pushtetin pastaj nuk bëjnë tjetër përveçse të prodhojnë tragjedi të fateve njerxëve ishte mesazhi i veçant i shfaqjes

Koloriti i kostumeve të vjetra, kombinuar me të sotme, interaktiviteti funksional me spektatorët, një konvertim i sukseshëm dhe zbërthim i karakterit të sundimit fatkeq të Riçardit dikur, si kod i identifikimit të Riçardëve midis nesh edhe sot.

E veçanta e tretë

Duke hyrë në Teatrin “Glob i Shekspirit” të binin në sy dhjetra vullnetarë që kujdeseshin për akomodimin e spektatorëve dhe çështje tjera teknike, natyrisht edhe të sygjeronin të mos bësh fotografi brenda teatrit derisa pije mund të konsumoje.

E veçanta e katërt

Në shfaqje luanin vetëm aktore. Kjo i shtonte sharmin shfaqjes duke e përjashtur rëndësinë e gjinisë sikur proklamonte “barazinë” gjinore në fushën e aktrimit përkatësisht ndarjes së personazheve në gjini.

E veçanta e pestë

Në rol kryesor të Riçardit u paraqit aktorja Michelle Terry e cila aktualisht ishte drejtoreshë artistike e Globe Theatre të Shekspirit dhe nuk kishte pranuar ta luante Riçardin e III – të si personazh me aftësi të kufizuara fizike siç pretendohet se ai ishte dhe siç janë përzgjedh disa nga aktorët që e kanë luajtur viteve të fundit e që kanë qenë me aftësi të kufizuara.

E veçanta e gjashtë

Pauza në shfaqje dhe thirrja për vazhdim të shfaqjes me një këmbanë që ngjallte kohën e Shekspirit.

….

Një pjesë e publikut në qendër të Teatrit shfaqjen e shikonin në këmbë. Bileta për këtë përjetim ishte 10 herë më e lirë se ajo në pjesët tjera ku mund të uleshe.

E veçanta e shtatë

Globe Theatre i Shekspirit është buzë lumit Temza dhe kjo i jepte bukurinë dhe simbolikën e rrjedhës së Teatrit nëpër kohë si i ndryshueshëm por gjithëherë i njëjtë, detektor i të vërtetës.

E veçanta personale

Në shfaqje isha me mbesen Aurelen dhe vëllaun Dukagjinin. Lela vijon kolegjin “Harris Westminster Sixth Form” dhe është lexuese e pasionuar, studente e ardhshme e gjuhës dhe letërsisë angleze.

Regjisore: Elle While në role tjera: Marianne Oldham, Em Thane, Katie Erich, Sarah Finigan, Pappy Miller, Helen Schlesinger, Kibong Tanji, etj. Londër | Beckenham – 31 maj 2024

+

Share This:

Tags: agron Gerguri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit,

7 August 2025
Uncategorised

Hapet panairi rajonal “Anamorava mirëpret Diasporën”

7 August 2025
Lajme

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri,

7 August 2025
Lajme

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi,

7 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Teatër

MONODRAMA SI MOMENT I REFLEKTIMIT PËR VETMINË

18 June 2024

Përkitazi me festivalin MonoAkt i cili u mbajt këto ditë në Teatrin “Dodona” të

Kulturë Teatër

Nga Agron Gërguri, dramaturg – AKTORI DHE

6 June 2024

Përkitazi me festivalin e monodramës “MonoAkt” edicioni i 16-të Shkruan: Agron Gërguri Monodrama si strehë

Kulturë Teatër

Shkruan: Agron Gërguri – Teatri, druri dhe

7 May 2024

Teatri Shqiptar, Shkup – Shfaqja “Daja Vanja” e Çehovit, regjisor: Vlado Milçin. Në njërën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.