Tuesday 18 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”

Ja si duket fusha në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së sontme Kosovë – Zvicër

Takimi i dytë transnacional i projektit CoVE STEM Europe

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Parashikimi i motit për të martën, 18 nëntor 2025

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të

Haxhiu fajëson opozitën për buxhetin e RTK-së

Osmani për formimin të Komisioneve: Kushdo që thotë se është e pamundur, ju gënjen, s’ka

Parandalohen 60 pako çokollata të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Fakulteti Juridik i UKZ bashkëorganizator në Kongresin Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Shoqërore dhe Arteve të

 Morina Bunjaku: Duke nderuar ata që atdheun e deshën më shumë se jetën, ne sot jemi të lirë
Lajme

Morina Bunjaku: Duke nderuar ata që atdheun e deshën më shumë se jetën, ne sot jemi të lirë

18 April 2024 0 Comment 8 min read

AA

Është mbajtur Akademi Përkujtimore për 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku ishin vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë.

Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, në këtë Akademi Përkujtimore të organizuar në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, tha se duuke rikujtuar, nderuar, shprehur mirënjohje të thellë për ata që atdheun e deshën me jetë e që fal tyre ne sot jemi të lirë, të pavarur dhe në një vend demokratik.

E dyta e komunës shtoi se gjithashtu, në nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit është zbuluar Porta e Monumentit të Heronjve të U ÇK-së tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.

Sipas saj Malësia e Zhegocit, më 16 Prill 1999, ishte gdhirë e vrarë dhe e plagosur, e djegur dhe e bërë shkrumb e hi pas rrethimit të madh, me rrathë të hekurt të ushtrisë e të policisë kriminale pushtuese serbe.

Nënkryetarja shtoi se këtë fshat të lavdishëm, arenë të luftimeve të mëdha të 15 Prillit 1999, në mes luftëtarëve të UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, e kishte mbuluar aroma e lirisë dhe e kishte pllakosur heshtja e vrarë, sepse kishin rënë në fushëbetejë luftëtarë me armë në duar, Heronjtë e parë të Kombit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, të pavdekshmit Pajazit Ahmeti e Alban Ajeti, gjithashtu kishin rënë në pritë, në mision ushtarak të luftës së UÇK-së, Heronjtë e Kombit, të pavdekshmit, bashkëshortët Tefik Zymberi e Hanëmshahe Abdullahu – Zymberi, por edhe ishin vrarë e plagosur, shumë banorë të pafajshëm të fshatit Zhegoc dhe të fshatrave për rreth të malësisë.

Më tej, ajo shtoi se mësuesi Nijazi Osmani, nga fshati Gadish në luftë të pakompromis në mbrojtje të jetës së banorëve ra për të mos vdekur kurrë…

Më 15 prill 2024 u mbushën 25 vite nga beteja më e madhe e luftës së armatosur frontale që është zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e Zonës Operative të Karadakut në Komunën e Gjilanit.

Sipas saj në Betejën e madhe dhe të lavdishme të Zhegocit, përpos që është zhvilluar një nga betejat më të mëdha në mes njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë e policisë, vullnetarëve dhe paramilitarëve çetnik serb, aty jo vetëm kanë rënë më së shumti dëshmorë në numër nga e gjithë Zona Operative e Karadakut, por edhe është bërë edhe terror i pamëshirshëm mbi popullsinë civile dhe duarthatë shqiptare.

Beteja e Zhegoct, ka pasur të veçantat dhe të përbashkëtat e saja që e dallojnë nga betejat tjera të mëdha në nivel të Kosovës. E veçanta ishte, sulmi serb, kishte mision këmbëngulës, të shfarosej me çdo kusht çdo gjurmë e UÇK-së.

“Asnjë herë nuk u arrit, ndonëse goditja për Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së ishte me humbje të mëdha, por dëshira për luftë të armatosur kundër pushtuesit, jo vetëm nuk u shua, por ajo pësoi rritje e morri hov të madh”, tha nënkryetarja.

Leonora Morina Bunjaku, tha se ofensiva serbe, mbi pozicionet e UÇK-së, jo vetëm ishte e madhe, por ishte edhe e pamëshirshme dhe brutale edhe ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare që ishte duarthatë, por edhe që ishte në ikje e largim të tmerrshëm e lemeritës, sepse njësitet vrasëse dhe skuadronet gjenocidale serbe në hapësirë të gjerë rrethimi të madh, ishin potencial për gjenocid e masakra.

Beteja heroike e madhe dhe e lavdishme, ishte paralajmërimi monumental dramatik, se njësitet luftarake çlirimtare të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin përballë situatave të jashtëzakonshme, të cilat sa ishin të vështira aq ishin edhe të mirëseardhura, sepse ishin liridashëse. Zhegoci ky fshat hero i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së.

Ndeshja frontale e 15 Prillit 1999, ishte betejë e madhe, monument legjendarë i Zonës tonë! Kishte luftëtarë e komandantë të mëdhenj çlirimtarë të UÇK-së në atë fushëbetejë.

“Zhegoci ishte paralajmërimi më i madh dhe serioz, se Serbisë pushtuese i ishte vënë kufiri edhe në Zonën Operative të Karadakut, ashtu sikur edhe në Zonat tjera të lavdishme të UÇK-së në tërë Kosovën. Istikamet e luftëtarëve të UÇK-së, ishin barrikada e parë publike e cila i thoshte ndal Serbisë pushtuese, tha nënkryetarja e Gjilanit. Krismat e pushkëve të para të luftëtarëve e komandantëve, Heronjve të Kombit Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti e të shokëve e bashkëluftëtarëve të tyre, ishin krismat e mëdha jehona e te cilave bashkohej, bashkë bombat dhe raketat e NATO-s nga ajri, që qëllonin dhe godisnin kudo uniformën ushtarako-policore serbe, kazermat dhe objektet e rëndësisë së veçantë të aparatit totalitar shtypës e shfrytëzues, gjenocidal e masakrues, ushtarak dhe policor të Serbisë pushtuese. Gjaku i derdhur lumë për liri, rëniet heroike ballë për ballë të ushtarëve e komandantëve trima e sypatrembur të UÇK-së. Plagët, djersa dhe mundi, të ushtarëve luftëtarë të lirisë, rezistenca e madhe e popullit trim e heroik, ndihma e madhe dhe vendimtare e Nënë Shqipërisë dhe e aleatëve tanë të mëdhenj SHBA e shtete tjera, dhe NATO quan në çlirimin definitiv të Kosovës dhe pavarësinë e saj nga Serbia pushtuese.

“Për më shumë se dy dekada, bashkë me Qëndresën, Diellën, Arbëreshën, Yllin, Dashurinë që i kemi amanet të dëshmorëve si fëmijë e nipa e mbesa të tyre, ne jemi të bashkuar këtu me emrat e të gjithë të rënëve për liri, në emblemën tonë në ndërtimin e lirisë e shtetit si institucione e si popull”, tha Leonora Morina Bunjaku.

Share This:

Tags: Leonora Morina Bunjaku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”

18 November 2025
Lajme

Ja si duket fusha në “Fadil Vokrri”

18 November 2025
Lajme

Takimi i dytë transnacional i projektit CoVE

18 November 2025
Lajme

Hamza: Asnjëherë nuk kam vendos vija të

18 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Morina Bunjaku: Në Gjilan, besojmë se nuk

16 July 2025

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka marr pjesë në takimin e

Lajme

Gjenerali i Ushtrisë turke viziton Gjilanin, pritet

31 May 2025

Gjeneralmajori i Ushtrisë turke Mustafa Ozcan, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Gjilanit, përkatësisht

Lajme

Diskutohet për fuqizimin e të drejtave të

16 April 2025

Është mbajtur tryeza për të diskutuar rreth sfidave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.