Pavarësisht kufizimeve, mijëra palestinezë falin Fitër Bajramin në Jerusalem
Mijëra besimtarë myslimanë palestinezë të mërkurën e kryen namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite.
Një numër i madh qytetarësh kanë vizituar qytetin e vjetër të Jerusalemit që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në namazin e Bajramit.
Myslimanët festojnë Fitër Bajramin që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, por këtë vit luftimet në Gaza kanë zbehur festimet, veçanërisht në territoret e pushtuara palestineze.