Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e anëtarëve të rinj të emëruar nga MAShTI

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

 Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së nuk do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë
Lajme

Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së nuk do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë

7 April 2024 0 Comment 6 min read

AA

Qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë se Rregullorja e Bankës Qendrore(BQK), ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë s’do të ndryshohet.

Sipas tyre, pajtimi me propozimin e Bashkimit Evropian ka të bëjë vetëm me lehtësimin e zbatimit të saj, në mënyrë që qytetarët serbë në Kosovë të mos dëmtohen.

Në anën tjetër, partitë opozitare, kritikojnë ekzekutivin që çështjen e dinarit e ka bërë temë në dialog, por theksojnë se çfarëdo veprimi tutje për zbatimin e saj duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, thotë se janë të angazhuar që në bashkëpunim me partnerët të gjejnë mënyrat më të mira që lehtësojnë tranzicionin për zbatimin e Rregullores, por pa e prekur të njëjtën.

Sipas tij, diskutimet në Bruksel janë në funksion të lehtësimit të zbatimit të Rregullores së BQK-së, e jo të ndryshimit të saj.

“Rregullorja për operimin e cesh-it në Kosovë është nxjerr nga Banka Qendrore, që është institucion i pavarur. Ne nuk mundemi të editojmë dhe ndryshojmë nene të rregullores së BQK-së. Është kompetencë e tyre dhe sigurisht për përgjegjësinë që dalin për institucionet të tjera zbatuese nga rregullorja, ku edhe qeveria ka rol zbatues në atë pjesë. Qeveria po bën gjithçka që zbatimi i saj në praktik nga organet zbatuese të jetë sa më i lehtë dhe pa pasoja për komunitetin që afektohen nga kjo rregullore.

Komuniteti serb afektohet në kuptimin që praktika e përdorimit të një valute tjetër, e cila ka operuar ilegalisht është e pamundur tashmë. Në Republikën e Kosovës valuta e vetme është euro dhe të gjitha mjetet do të bëhen me këtë valutë..Çfarëdo diskutimi në Bruksel është në funksion të lehtësimit por jo të ndryshimit të rregullores. Rregullorja nuk mund të ndryshohet.. Qeveria është e angazhuar që në bashkëpunim me partnerët që të gjejë mënyrat më të mira që e lehtësojnë këtë tranzicion pa e prekur fare rregulloren, pasi ajo nuk është kompetencë e qeverisë”, thotë ai për KP.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se çdo veprim që është në interes të Kosovës duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar.

“Çdo veprim që është në interes të Kosovës duhet të bëhet në koordinim me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk është dashur të interferojmë në vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës, pasi është një institucion kushtetues dhe i pavarur…Kurti ia hupi që 1 vit me dinarin, 1 vit me tabela dhe nuk e di se ku ia ka qitë terezinë kështu. Mendoj se është një kryeministër pa vizion dhe i dështuar”, deklaron Beqa për KP.

Kritike është edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë për KosovaPress se qeveria e bëri dinarin temë në dialog, pa pasur fare nevojë.

Sipas saj, pas takimit të fundit në Bruksel, zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori për dialog, Besnik Bislimi është tërhequr nga vendimi për dinarin.

“Ne si LDK kemi thënë se rregullorja ka qenë vendim i duhur dhe kemi përkrah. Por ka mundur me u shty i njëjti dhe me u bashkërendu me aleatët ndërkombëtar, pasi falë tyre dhe aleancës që kemi jemi sot shtet i pavarur dhe sovran…Nëse (Bislimi) ai tha se e kemi pranuar propozimin e BE-së dhe Serbia po kërkon kohë, po i bie se është tërhequr…Kjo qeveri e bëri dinarin temë të dialogut dhe kjo është shqetësuese për vendin”, thotë Krasniqi.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, megjithëse thotë se vendimi për dinarin është i duhuri, ngre shqetësime se Qeveria e Kosovës do të tërhiqet nga i njëjti.

“Të gjitha veprimet populiste që i ka bërë kjo qeveri nuk i kanë zgjatur. Kanë thënë se s’do të dialogojnë fare për dinarin dhe tash po e shohim se po shkon zëvendëskryeministri në Bruksel. Ani pse fillimisht ka dërgu zyrtarë nga BQK-ja për të diskutuar për dinari. Në veprime të tilla veç po e dëmtojmë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ne konsiderojmë se është veprim ligjor dhe e drejtë e Kosovës që të këtë valutën e saj dhe përfundimisht të vendoset se valuta është euro, mirëpo nuk është dashur të bëhet temë”, thekon Kadrijaj.

Takimi i fundit në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve u mbajt me 4 prill. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kanë pranuar propozimin e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, mirëpo pala serbe s’ka qenë e gatshme për kompromis. Takimi i katërt Bislimi-Petkoviq për çështjen e dinarit pritet të zhvillohet pas dy jave në Bruksel.

Share This:

Tags: Qeveria e Kosoves
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

LRF Gjilan uron Agim Ademin për rizgjedhjen

5 February 2026
Lajme

Këshilli Drejtues i UKZ-së verifikon mandatin e

5 February 2026
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Pas tri vitesh mungesë, a do të

6 January 2026

Pas një periudhe të gjatë ftohjeje në raportet ndërshtetërore, tema e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri është

Lajme

Qeveria e Kosovës synon t’i ndërtojë dy

19 June 2025

Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët

Lajme

Rriten pagat për 55 euro për zyrtarët

5 June 2025

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar sa

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.