Sunday 14 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të dielën, 14 shtator 2025

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake më 29 nëntor

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët e UÇK-së në Hagë

Hyseni: Takuam të rinjë e gra, folëm për përfshirje në vendimmarrje, pimë cafe e vizituam

Parashikimi i motit për të shtunën, 13 shtator 2025

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”, “Kosova përtej”, “Dritë për komunat”, sloganet e partive

Osmani kërkon unitet politik: Ruajtja e aleancës me SHBA është përgjegjësi kombëtare

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës,

Filloi Klubi i Librit në Kamenicë

Kamenica përzgjedhet në iniciativën evropiane për internet publik falas

 NË REGJIONIN E GJILANIT U MBAJT ME SUKSES GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS ,,KENGURI PA KUFI 2024”
Lajme

NË REGJIONIN E GJILANIT U MBAJT ME SUKSES GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS ,,KENGURI PA KUFI 2024”

25 March 2024 0 Comment 10 min read

AA

Më 23 Mars 2024 në Gjilan u mbajt me sukses Gara Ndërkombëtare e Matematikës ,,Kenguri pa kufi – Kosova 2024” për Regjionin e Gjilanit.

Shkruan: FESTIM SHKODRA, koordinator i Regjionit të Gjilanit për garën ndërkombëtare “Kenguri pa kufi”

Në këtë garë morën pjesë rreth 250 nxënës të klasave I-XII, nga Regjioni i Gjilanit, (Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Artanë), dhe Lugina e Preshevës.

Gara në Kosovë u organizua nga Instituti ,,Atom” në Prishtinë, me përkrahje edhe nga MASHTI. Gara Ndërkombëtare e Matematikës ,”Kenguri pa kufi” mbahet njëkohësiht në mbarë botën, për dhjetëra vite me rradhë.

Në këtë garë marrin pjesë nxënësit e klasave I-XII, të ndarë në 6 kategori sipas klasëve: Fillestarët (kl. I-II), Fatosët (kl. III-IV) , Pionierët (kl. V-VI), Kadetët (kl. VII-VIII), Juniorët (kl. IX-X) dhe Seniorët (kl. XI-XII).

Të drejtën e pjesëmarrjes e kishin të gjithë nxënësit e këtyre klasave, pa marrë parasysh suksesin që kanë në lëndën e matematikës apo në përgjithësi. Ata iu nënshtrohen të njëjtave teste në tërë botën, varësisht prej kategorive që iu takojnë.

Kjo garë organizohet në mbi 80 shtete të botës, ku marrin pjesë mbi gjashtë milionë nxënës. Kjo është gara ndërkombëtare më e popullarizuar e matematikës si dhe gara më e madhe e dijes për nxënës, që organizohet në botë. Prandaj kjo garë është një mundësi e mirë që edhe nxënësit e Kosovës ta kenë këtë përvojë si bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën, duke u s’provuar në teste të njëjta nga matematika.

Republika e Kosovës sivjet mori pjesë për herë të tetë në këtë garë, me të drejta të plota. Gara në Kosovë u organizua nga Instituti Ndërkombëtar ,,Atom” në Prishtinë dhe u përkrah edhe nga MASHTI.

Kjo garë u mbajt më 23 Mars 2024 në tërë Kosovën. Në kuadër të kësaj gare, sivjet në Kosovë morën pjesë mbi 2500 nxënës. Kjo është njëkohësisht edhe gara më e madhe vjetore e dijes, që organizohet në Kosovë. Kështu edhe matematikanët e Kosovës, po e afirmojnë shtetin tonë në shkallë botërore.

Në këtë garë nëpër botë, posaçërisht marrin pjesë me numër tejet të madh nxënësit e shteteve të zhvilluara të botës. Gara Ndërkombëtare e Matematikës ,,Kenguri pa kufi” u organizua edhe në Regjionin e Gjilanit (Gjilan, Viti, Kamenicë, Kllokot dhe Artanë) si dhe Lugina e Preshevës, ku morën pjesë rreth 250 nxënës. Numri më i madh i garuesve ishin nga Komuna e Gjilanit. Ndërsa në kuadër të tyre, me pëtqindje më të madhe morën pjesë nxënësit nga shkollat: Hello Academy of Education, SHFMU “Nazmi Hoxha”, SHFMU “Musa Zajmi”, SHFMU “Selami Hallaçi” nga Gjilani si dhe SHFMU “Hysen Tërpeza” nga Vitia.

Ndërsa sipas klasave më të shumtë ishin garuesit nga klasa e III, V dhe IV. Pjesëmarrja ishte tejet e ulët nga nxënësit e shkollave të mesme të larta.

Gara u mbajt në hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, me përkrahje të madhe nga Fakulteti i Shkencave Aplikative (FSHA) pranë këtij universiteti dhe DKA në Gjilan. Ky universitet ofroi mikëpritje të shkëlqyeshme dhe kushte tejet komode për mbajtjen e kësaj gare.

 Koordinatorë komunalë të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe Artanës për këtë garë edhe sivjet ishin përkatësisht: Festim Shkodra, Burim Jashari, Agim Maliqi dhe Afrim Isufi. Dega e matematikës pranë FSHA-së në UKZ në Gjilan, edhe sivjet kontribuoi me përkrahje të madhe logjistike etj., për mbajtjen me sukses të kësaj gare, posaçërisht profesorët dr. sc. Xhevdet Thaçi, dr. sc. Ekrem Halimi dhe mas. sc. Agon Mahmuti.

Gjatë kësaj gare për nxënësit garues dhe stafin e garës, kompania vendore “RC Cola” nga Gjilani dhuroi pije freskuese”. Kjo kompani për vite me rradhë po i përkrahë garat e matematikës në Rajonin e Gjilanit.

Të gjithë ata që e mbështetën organizimin e garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kenguri pa Kufi 2024” në Gjilan, i falënderojmë publikisht për përkrahjen e dhënë. Në hapjen e kësaj gare, në Gjilan mori pjesë, dekani i FSHA të UKZ-së dr. sc. Xhevdet Thaqi, profesori i matematikës i UKZ-së, dr. sc. Musa Ajeti si dhe disa mysafirë tjerë rasti.

Dekani Thaqi, e përgëzoi këtë garë duke shprehë vullnetin që UKZ ta përkrahë edhe më tepër në të ardhmen. Ai tha se me kënaqësi ndihmojmë organizimin e këtyre garave, sepse nga këta garues dhe të rinjtë në përgjithësi presim që në të ardhmen të bëhen shtytës të zhvillimit të shoqërisë dhe shtetit tonë, duke mundësuar një jetë më të mirë në vendin tonë.

Dekani Thaqi e vlerësoi lartë këtë garë dhe punën e madhe për organizimin e saj me sukses në rajonin e Gjilanit, që po bëhet nga koordinatori i kësaj gare profesori Festim Shkodra dhe stafi tjetër i garës.

Garuesit i përshëndeti dhe ju uroi suksese edhe mysafiri dr. sc. Musa Ajeti – profesor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjlan. Ai i inkurajoi garuesit që në vazhdimësi të marrin pjesë në këto gara të dijes, të mos e konsiderojnë të rëndë matematikën, por të mësojnë dhe ushtrojnë në vazhdimësi. Koordinatori

Share This:

Tags: KAngaro 2024
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 14

14 September 2025
Lajme

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake

13 September 2025
Lajme

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët

13 September 2025
Lajme

Hyseni: Takuam të rinjë e gra, folëm

13 September 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.