Policia Rajonale – Gjilan: Gjoba në trafikun rrugor
Gjilan, 20 shkurt 2024 – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësite policore të trafikut në kuadër të zbatimit të planit operacionel për siguri në trafikun rrugor, në pika të kontrollit të automjeteve kanë hasur dy kundërvajtës.
Njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e shtatëdhjetë e një (171) km/h, dhe tjetri duke drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masën e përkohshme të ndalim vozitje së mjeteve motorike për tre (3) muaj.
Vozitësit të parë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndërsa vozitësit të dytë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe i është vazhduara masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe prej tre (3) muajsh.