Wednesday 20 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

“I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë kroatë nga mërgimi rikthehen në shtëpi”

Skenari i VV për nesër në seancë, Rexhaj: Kandidate do të jetë Haxhiu, nëse s’zgjidhet

Palestina merr pjesë në Miss Universe për herë të parë, do të përfaqësohet nga kjo

Kuvendi blen laptopë të rinj për 120 deputetë, tenderi kap vlerën 90 mijë euro

Thirret për nesër seanca konstituive e Kuvendit, deputetët mblidhen në ora 11:00

Gjilan: Nënshkruhet kontrata për Bulevardin e Qytetit, Komuna thotë se projekti është më i madhi

Komuna e Kamenicës apelon për ndihmë Drejtoreshës së Shëndetësisë për transplantim të mëlçisë, Kostoja e

Skandal në futbollin rus: Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenit

Dy persona dërgohen pa shenja jete në emergjencë nga aksidenti në Llapushnik

Gjilan: Një qytetar bie në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

 Hyn në fuqi rregullorja: Konsumatorët kanë të drejtë t’i shkëpusin kontratat me operatorët
Lajme

Hyn në fuqi rregullorja: Konsumatorët kanë të drejtë t’i shkëpusin kontratat me operatorët

6 February 2024 0 Comment 4 min read

AA

Ka hyrë në fuqi rregullorja e cila ua mundëson konsumatorëve të shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë, për shkak të ndryshimit të njëanshëm të kushteve kontraktuale.

Siç ka bërë të ditur Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përdoruesit kanë të drejtë të shkëpusin kontratat pa kosto shtesë.

ARKEP-i ka thënë se rregullorja është në përputhje me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike dhe qëllimi kryesor i saj është fuqizimi i mëtutjeshëm i të drejtave të konsumatorëve.

Për të gjitha rastet si, ndryshimi i njëanshëm i kushteve kontraktuale, funksionimi i dobët i shërbimit, apo shkeljeve tjera të kushteve kontraktuale nga ofruesi i shërbimit, konsumatori ka të drejtën e shkëputjes së parakohshme të kontratës.

Sipas ARKEP-it, përdoruesit duhet të njoftohen jo më vonë se 30 ditë para hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe duhet të informohen për të drejtën për shkëputje nëse nuk i pranojnë kushtet e reja.

“E drejta për shkëputjen e kontratës mund të ushtrohet brenda dy (2) muajve pas njoftimit të tillë. Ofruesit e shërbimeve duhet të sigurojnë që njoftimi të bëhet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme në një medium të qëndrueshëm (sms, e-mail apo përmes adresës postare)”, thuhet në nenin 10 të rregullores.

Në rregulloren e re është përfshirë edhe mundësia e shkëputjes së kontratës për shkak të funksionimit të dobët të shërbimit, pra nëse konsumatorët nuk marrin performancën siç bëhet e ditur në kontratë.

Rregullorja ka sqaruar se periudha e vendosur kur ofruesi i shërbimit mund të kërkojë kompensim për shkëputjen e parakohshme të kontratës (gjatë 9 muajve të parë kur kontrata është lidhur për 12 muaj, përkatësisht 12 muajt e parë kur kontrata është lidhur për 24 muaj), vlen vetëm për rastet kur janë përmbushur të gjitha kushtet e kontratës nga ofruesi i shërbimit.

Një ditë më parë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pas shqyrtimit të qindra ankesave të konsumatorëve lidhur me shërbimet e rrjetit kabllor, njoftoi se ka vendosur për t’i obliguar operatorët kabllorë që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke ua lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës në rast se operatori nuk i përmbushë obligimet sipas kontratës.

Sipas njoftimit të MINT-it, detyrimi që i vihet konsumatorëve me rastin e lidhjes së kontratës për të paguar pjesën e mbetur të saj edhe nëse ka ndryshuar përmbajtja e shërbimit/kanaleve, është në kundërshtim me ligjin.

Share This:

Tags: ARKEP
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

“I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë

19 August 2025
Futboll

3 dekada me klubin, SC Gjilani falenderon

19 August 2025
Futboll

Man Utd përgatit 150 milionë euro për

19 August 2025
Lajme

Skenari i VV për nesër në seancë,

19 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.