Thursday 7 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2024” – Shfaqja “Shtëpia e Zotit”, zgjon kërshërinë e publikut
Kulturë Teatër

Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2024” – Shfaqja “Shtëpia e Zotit”, zgjon kërshërinë e publikut

25 January 2024 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan – 24 janar 2024/ – Teksti i autorit Ledian Gjeci, i vënë në skenë nga regjisori Ilir Bokshi, me një kastë të konsiderueshme në numër, të aktorëve nga tri teatro kredibile: Teatri Kombëtar Shqiptar (Tiranë); Teatri Shqiptar i Maqedonisë së Veriut (Shkup) dhe Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë), është prezantuar në natën e dytë të festivalit të dramës shqipe në Gjilan “Talia e Flakës 2024”.

Numri i madh i publikut tradicional artdashës, që shfaqën interesim për të përcjellë hapjen zyrtare garuese të festivalit të dramës, bëri që shumë nga ta të mos ia dalin të sigurojnë një ulëse, për t’u detyruar ta përcjellin atë në këmbë, e për të mbajtur kësisoji konstant interesimin për shfaqje, sikurse viteve të mëparshme.

Skena e ngjeshur me skenografi funksionale, me numër të madh të aktorëve që defilonin vazhdimisht e thuajse paralelisht në të njejtën kohë, ishin veçori dalluese që e karaterizonin shfaqjen “Shtëpia e Zotit”.

Herë – herë ngjarja eskalonte në situata konfliktuoze dramatike, pasi rrjedha e tyre zhvillohej në një lokal të predestinuar për të eskaluar e për të dalë papandehur nga kontrolli!

Subjekti narrativ i veprës së autorit përshkruhet si në vijim: – Gjatë një feste të pazakontë, grabitet një shtëpi ku kultivoheshin e përpunoheshin deri në fazën finale, bimë narkotike. Ajo situatë shkaktonte huti të pazakontë tek banorët pasi një numër syresh kishin lidhje biologjike e raporte familjare, ndërsa të tjerët ishin personazhe të infiltruara në shtëpi, që punonin për përfitime të ndryshme dhe lidheshin nga interesa të skajshme.

Gjatë rrjedhës së shfaqjes, ngjarja pasohet me një kaos total dhe amulli te grupi i shtëpisë së barit, pasi të gjithë fillojnë të dyshojnë tek njëri-tjetri për tradhëti. Kjo situatë njëherit shënonte kulmin e konfliktit dramatik, ndërsa zbuloheshin gradulisht fshehtësitë e aktiviteteve të ndaluara, si dhe motivet e personazheve protagonistë në shfaqje.

E me kalimin e kohës paraqitet nevoja si domosdoshmëri që të ndryshohet në strategji vepruese, pasi aktiviteti aty nis të zbulohet, ngase nuk mund të mbahet sekret deri në pafundësi. Rrjedhimisht lind nevoja imediate për gjetjen e një vendi tjetër të fshehtë e të sigurtë, ku do të vazhdohej me kultivimin e bimëve narkotike që sillnin fitime marramendëse.

Dhe, papritmas, instinktivisht, dikush propozon një vend ideal e të mënjanuar, ku nuk hynte askush. Një vend të përsosur për të jetuar, e për të vdekur – “Shtëpia e Zotit”. Vend në të cilin do të ndodhnin më pas ngjarje e situata nga më të ndryshmet e më të jashtëzakonshmet.

E veçanta tjetër e shfaqjes ishte skenografia e ngjeshur, sikurse edhe harmonia ndërvepruese mes personazheve në skenë. Ndërsa rrjedha e situatave rezultonte e natyrshme, përkundër vështirësive që paraqiteshin herë-herë, si rrjedhojë e skenave të ngjeshura, e zhvillimeve dinamike dhe konfliktuoze të imponuara nga vet ndodhitë dhe ngjarjet.

Përveç lojës së dalluar të kastës së aktorëve, në tërësinë e strukturës së shfaqjes ka spikatur veçanërisht skenografia adekuate, e cila, ndonëse e ngjeshur, ishte adekuate dhe funksionale, ndërsa muzika përbënte një tjetër veçori karakteristike që e bënte akoma më joshëse shfaqjen, duke mbajtur “pezull” kërshërinë e publikut prezentë.

Shfaqja me titull intrigues “Shtëpia e Zotit”, ishte e para e vënë në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, që ka karakter garues, në kuadër të festivalit të dramës “Talia e Flakës”, ndërsa është e dyta shfaqje me radhë e prezantuar në këtë festival, pas shfaqjes nikoqire një ditë më parë, e cila hapi edicion e ri të festivalit por që nuk hynë në konkurrencë për ndonjërin nga pesë çmimet e parapara.

Në shfaqje janë paraqitur aktorë nga tri ansamble të teatrove kombëtare, si: Bujar Ahmeti, Krist Lleshi, Shkëlzen Veseli, Ledion Zoi, Ligoraq Riza, Rafael Hoxhaj, Elia Zaharia, Abedin Alimi, Donald Shehu, Luli Bitri, Genti Deçka, Gentiana Ramadani dhe Beslidhje Bytyçi.

Skenografia mban autorësinë e skenografit Bekim Korça, koreografia është realizuar nga Robert Nuha, kostumografia nga Njomza Luci, ndërsa muzika është adaptuar nga Endri Sina.

Në natën e tretë të festivalit të dramës “Talia Flakës”, më 25 janar, para artdashësve prezantohet shfaqja “Grafitet” nga Teatri i Preshevës, me autor e regjisor, Naser Shatrolli.

Share This:

Tags: Flaka e Janarit Talia e Flakes
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025”

26 January 2025

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën

Lajme

Ecja në nderim të të rënëve për

21 January 2025

Ndër aktivitetet tani më tradicionale të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është edhe ecja

Kulturë Teatër

Manifestimi FLAKA E JANARIT – Programi i

21 January 2025

Manifestimi FLAKA E JANARIT – Programi i Festivalit të Dramës “Talia e Flakës 2025”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.