Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Hapet festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës 2024”, Gjilani mirëpret teatrot nga gjeografia mbarëshqiptare
Kulturë Teatër

Hapet festivali i dramës shqipe “Talia e Flakës 2024”, Gjilani mirëpret teatrot nga gjeografia mbarëshqiptare

24 January 2024 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan / 24 janar 2024 – Gjashtë shfaqje të realizuara në vitin 2023 nga trupat përkatëse profesioniste të teatrove të mbarë hapësirës kombëtare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Luginë e Preshevës, për gjashtë ditë me radhë do të prezantohen para artdashësve gjilanas, në konkurrencë garuese për pesë çmime të parapara.

Migjen Fazliu, drejtor i Organizatës Joqeveritare “Varg e Vi”, e cila është organizatore e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2024”, në hapje të këtij festivali i njoftoi mysafirët prezentë me programin e paraparë.

 “Ky festival mbetet njëri nga manifestimet më të rëndësishme kulturore në vendin tonë. Në këtë edicion do të shihni gjashtë shfaqje të cilat do të garojnë për pesë  çmime: – Tekstin më të mirë; – shfaqjen më të mirë; – regjinë më të mire; – rolin më të mirë, dhe – novacionin më të mirë teatror”, tha ai.

Fazliu më tej njoftoi se festivali është bërë me pagesë simbolike, ndërsa mjetet e grumbulluara do të destinohen për vet teatrin e Gjilanit, gjegjësisht digjitalizimin e biletarisë, vendim ky, i cili sipas tij nuk ka qenë aspak i lehtë, por imperativ dhe i domosdoshëm për kohën e digjitalizimit që po e jetojmë.

Hapjen zyrtare të festivalit “Talia e Flakës 2024” e bëri artizanja, Bedrije Shurdhani, e cila simbolikisht vuri në pah domosdonë e promovimit të punës tradicionale shqiptare.

Me këtë rast ajo ftoi në skenë aktorin e mirënjohur nga Turqia, me origjinë nga Gjilani, Orhan Kurtundum, të cilit i dhuroi një kasnak me shqiponjë kuq e zi – punim dore.

“Jam artizane tradicionale që për dekada me radhë kam qëndisur dhe krijuar lloj -lloj produktesh punë dore me elemente tradicionale, si veshëmbathje e dekore, kasnakë etj. Këtë punë e bëjë me pasion. Me plotë shpirt dua të theksoj se tradicionalja duhet të ruhet e të mbrohet në mënyrë institucionale. Në kohën kur përparimet shkencore ndryshojnë vazhdimisht stilin e jetës sonë, është thelbësore të kuptojmë se gjërat tradicionale dhe të vjetra, përbëjnë pasurinë që na lidhë me kujtimin dhe identitetin tonë kolektiv”, tha ajo.

Në hapje të edicionit të 33-të, para ardashësve gjilanas, jashtë konkurrencës zyrtare është risjellur drama e autores britanike, Sara Hehir “Kopshti i hijeve”, e vënë në skenë kohë më parë nga regjisorja e natyralizuar angleze me origjinë polake, Nastasja Domaradzka me ansamblin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Edhe pse jashtë konkurrencës zyrtare, shfaqja u mirëprit nga audienca pasi është e bazuar në ngjarje të vërtetë, gjegjësisht e shkruar mbi tregime për masakrën ndaj familjes Bogujevci në Podujevë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.Familja Bogujevci u vra mizorisht më 28 mars të vitit 1999, nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si “Akrepat”, ku viktima më e re ishte dy vjeçe!

Në natën e dytë të festivalit “Talia e Flakës 2024”, para artdashësve gjilanas e shumë më shumë se kaq, prezantohet shfaqja e përbashkët e realizuar nga aktorë të tri trupave teatrale: Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe Teatri Kombëtar i Kosovës, e cila shfaqje po pritet me padurim nga publiku gjilanas i mishëruar me teatrin.

Festivali i Dramës “Talia e Flakës 2024”, do të vijoj me shfaqjen e teatrit të Preshevës, gjegjësisht dramën e shkruar nga “pena e mprehtë” e autorit Naser Shatrolli, “Grafitet”, për t’u pasuar një ditë më vonë me shfaqjen “Hana po fluturon” nga teatri “Adriana” i Ferizajit.

Ndërsa më pas programi i paraparë i festivalit vijon më 27 janar me shfaqjen “Arbri” nga teatri “Oda” i Prishtinës, për t’u pasuar dhe përmbyllur më 28 janar me shfaqjen “Club Albania” nga trupa teatrale e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Share This:

Tags: Flaka e Janarit 2024 Talia e Flakes 2024 Teatri i qytetit te Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Teatër

Filluan provat e para të shfaqjes më

20 May 2025

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka filluar me provat për shfaqjen “Gënjeshtra”, tekst i

Kulturë Lajme Teatër

Të enjten, në Teatrin e Gjilanif vjen

16 October 2024

“Fefu dhe Shoqet e Saj” është një dramë e fuqishme me një perspektivë feministe,

Kulturë Teatër

“Free-Zëra të padëgjuar” – premierë në teatrin

5 May 2024

Në Teatrin e qytetit të Gjilanit, u shfaq premiera e shfaqjes “Free-Zëra të padëgjuar”,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.