Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së, nuk kishte asnjë kundërkandidat

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet: një perandori sportive dhe ekonomike me vlerë mbi

Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet sapo arrin në Aeroportin e

Ligji i ri për legalizim në Serbi: Pajaziti u bën thirrje qytetarëve të Luginës të

Të gjitha votat pro, Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin

Lutjet e Mëngjesit në SHBA, ambasada në Washington i pret pjesëmarrësit nga Kosova

Nënkryetarja Bajralija pret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, vdesin të katër anëtarët nga rrjedhja e gazit

 Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2024” – Kryetari Hyseni: “Flaka…” përvec karakterit artistik, ka vlerën e historisë e peshën e madhe të trashëgimisë ndër breza
Lajme

Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2024” – Kryetari Hyseni: “Flaka…” përvec karakterit artistik, ka vlerën e historisë e peshën e madhe të trashëgimisë ndër breza

12 January 2024 0 Comment 5 min read

AA

Në 33-vjetorin e filleve të manifetsimit “Flaka e Janarit”, kreu i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me familjarë të heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe zyrtarë institucionalë, ka ndezur flakadanin në platonë e Teatrit të Qytetit, në shenjë të nderimit e dedikimit ndaj sakrificës sublime të dëshmorëve të kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, si dhë gjithë dëshmorëve tjerë të rënë për liri në periudha të ndritshme të historisë kombëtare, duke filluar nga epoka e Skënderbeut e këtej. 

Kryetari Hyseni në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që po fillon manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, të cilin e cilësoi unik për nga struktura përmbajtësore në mbarë hapësirën shqiptare e më gjërë.

“Po fillojmë këtë manifestim në 40-vejtorin e vrasjes së dy heronjëve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Atëbotë Rexhep Mala 33-vjeçar e Nuhi Berisha 23 vjeçar, të cilët në shtetrrethim të paparë ndonjëherë, luftuan kundër forcave që ishin pakrahasimisht më të shumëta në numër dhe më të pajisura në armatime, duke rezistuar dy ditë rresht, për t’u bërë të përhershëm e përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive, si dhe për të përforcuar me gjakun e tyre rrugën e lirisë e cila do të kulmonte në vitin 1999 me clirimin e Kosovës”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari Hyseni, para të pranishmëve të numërt, vuri në dukje më tej peshën, rëndëisnë dhe jehonën që ka dhe do të ketë ndër breza manifestimi “Flaka e Janarit”.

“Ky Manifestim përvec si aktivitet kulturor e artistik, ka vlerën edhe të historisë e peshën e madhe të barrës që duhet të bartin brezat që vijnë më pas, për rrugët që kanë trasuar dhe përgatitur për ne, e sidomos për ata që bartin sot përgjegjësitë publike, që të vazhdojë të jetë e ndershme ajo rrugë dhe të punohet me përkushtim të madh për të sjellur vendin tonë e popullin tonë në një gjendje më të mirë për vitet që vijnë e kohën që na pret”, shtoi Hyseni.

Kryetari Hyseni më tej theksoi rëndësinë e madhe të vazhdimesisë së traditës, që aktivitetet e përgatitura përgjatë rrjedhës së manifestimit nëpër shtyllat përkatëse të përcillen sa më shumë, përfshirë ekspozitën e hapur enkas në nismën e edicionit të këtij viti, në mënyrë që mesazhi i sakrificës sublime për vendin të përcilet ndër brezat që vijnë e që do të jetojnë në vendin tonë me popullin tonë.

Hyseni apeloi në fund tek artdashësit e mysafirët që të kontribuojnë që “Flaka e Janarit”, të jëtë një manifestim me një vlerë artistike por edhe kombëtare – historike, vecmas e Gjilanit, sikurse edhe gjithë vendit tonë.

Në fund të ceremonisë hapëse të manifestimit “Flaka e Janarit 2024”, të pranishmit vizituan ekspozitën e prezantuar me temë: “Flaka ndër vite”, ekspozitë kjo kryesisht me fotografi e video, si dhe u shoqëruar me pika të zgjedhura artistike/muzikore.

Share This:

Tags: Flaka e Janarit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Agim Ademi sërish në krye të FFK-së,

5 February 2026
Lajme

“Diella” ministrja me inteligjencë artificiale fiton çmimin

5 February 2026
Futboll

Cristiano Ronaldo i mbush sot 41 vjet:

5 February 2026
Ciceroni

Ishte i dënuar për një vrasje në

5 February 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ecja tradicionale në nderim të të rënëve

19 January 2026

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që po organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës

Kulturë Lajme

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025”

26 January 2025

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën

Lajme

Ecja në nderim të të rënëve për

21 January 2025

Ndër aktivitetet tani më tradicionale të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është edhe ecja

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.