Thursday 30 April 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kamenicë: Policia godet kontrabandën me Serbinë, kapen 155 kg duhan në Novosellë

Promovohet monografia “Myderriz Haki efendiu” në Gjilan: Rikthehet në vëmendje figura e dijetarit dhe veprimtarit

“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin shqiptar nga RMV: Është bërë

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

U mbajt vizita pas-akredituese në UKZ për programin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane

Ndahet nga jeta Haxhi Rasim Bajrami, babai i dy dëshmorëve të kombit

Prorektorja e UKZ-së zhvillon takim zyrtar me përfaqësues të CUNY në SHBA

Takimi Huruglica–Qela: Fokus te projektet dhe rezultatet konkrete

Thellohet bashkëpunimi për sigurinë: Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në takim me Policinë Rajonale të

Prishtina pret “American Investor Conference 2026”, fokus në investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik

 Kryetari Hyseni: Me Manifestimin “Flaka e Janarit 2024” nderojmë të rënët për liri
Lajme

Kryetari Hyseni: Me Manifestimin “Flaka e Janarit 2024” nderojmë të rënët për liri

11 January 2024 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan, 11 janar 2024  / Me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan ka nisur simbolikisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, i 33-ti me radhë, që organizohet në nderimin e të rënëve për liri.

Në nismë të këtij manifestimi unik në trojet shqiptare, që po i jep Gjilanit identitetin e një kryeqendre kulturore mbarëkombëtare, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi bëri homazhe me bashkëpunëtorët dhe udhëheqësit e institucioneve tjera, ka deklaruar se gjatë janarit kjo komunë nderon të rënët për liri përmes vlerave kulturore.

“Jemi me datë 11 janar kur edhe shënojmë fillimin e manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”. Këtë vit, për dallim nga vitet tjera, kemi edhe një vit jubilar sepse jemi në 40-vjetorin e rënies së heronjve të vendit tonë, të kombit shqiptar, Rexhep Malajt e Nuhi Berishës. Tani kemi nderuar dëshmorët ndërkohë që do të vazhdojmë me aktivitetet tjera përgjatë ditës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka ftuar qytetarët gjilanas, artdashësit, të gjithë ata që duan të jenë pjesë e “Flakës së Janarit”, të marrin pjesë në aktivitetet që janë paraparë për këtë vit. Kalendari është publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), dhe aty mund të gjendet edhe orari i manifestimit.

“Sot kemi edhe një vizitë bashkë me kryeministrin e Kosovës, në familjet Malaj dhe Berisha, ndërkohë që do të vizitojmë edhe shtëpinë muze, pra ajo që mund të themi, inaugurim si ide e si projekt për këtë muze. Uroj të gjithë qytetarët e Gjilanit që të mos harrojmë asnjëherë dëshmorët e rënë për liri”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

I pranishëm në homazhe ishte edhe Shemsi Syla, zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes, ish zëvendëskomandant i i Zonës Operative të Karadakut, i cili 

ka thënë se sot jemi në një datë të veçantë, një datë shumë e rëndësishme, por edhe e një dhimbjeje të madhe, pasi sot, 40 vjet më parë, nga ne u ndanë dy militantë të shquar, organizatorë të shquar, Rexha (Rexhep Malaj), që ishte prijës dhe vet emir i tij quhej “Qëndresë” dhe Nuhiu (Nuhi Berisha), emri i tij quhet “Guxim”.

“Do të thotë, “Qëndresa” me “Guximin” u bashkuan dhe artikuluan një zë të fuqishëm se më s’ka për të pritur. E kishin mundësinë të shpëtonin por na quan mesazhin e qartë., koha ka ardhë të flijohemi. Ata ranë fli për të lindur mijëra e mijëra për të ardhur deri te qëllim i caktuar, te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, amanet i tyre për ta bërë realitet ëndrrën, vizionin dhe strategjinë për çlirim”, ka thënë Syla.

Përndryshe, agjenda e “Flakës së janarit 2024”, për ditën e sotme vazhdon tutje me një vizitë në Kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Gjilan, vizitën e paraparë të kryeministrit Albin Kurti në familjen e Rexhep Malaj, Akademinë për Rexhep Malajn e Nuhi Berishën në bibliotekën Kombëtare në Prishtinë,  derisa në mbrëmje si gjithnjë, do të bëhet Ndezja e Flakadanëve, te Teatri i Qytetit si dhe do të hapet Ekspozita me fotografi dhe video, “Flaka ndër vite”, në ish-Galerinë e Arteve në Gjilan.​

Share This:

Tags: Alban Hyseni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kamenicë: Policia godet kontrabandën me Serbinë, kapen

29 April 2026
Lajme

Promovohet monografia “Myderriz Haki efendiu” në Gjilan:

29 April 2026
Lajme

“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke

29 April 2026
Lajme

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim

29 April 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Hyseni me dedikim për Sherafedin Kadriun, vlerëson

9 April 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar me një mesazh të ndjerë

Lajme

Gjilan: Kryetari Alban Hyseni thekson mbështetjen e

3 April 2026

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kryetari i Komunës së Gjilanit,

Lajme

Alban Hyseni dhe Ardita Sinani diskutojnë për

27 March 2026

Gjilan, 27 mars — Kryetari i Komuna e Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.