Një person bie në humnerë në Bjeshkët e Studenicës
Sot rreth orës 12:00 një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar per media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se kanë qenë dy persona, ku njëri nga ta ka rënë në greminë, për të cilin dhe kanë nisur kërkimet.
“Kanë qenë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë për Gashi.