Kolona deri në 2 km në Merdarë, 3 orë po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova
Mërgimtarët e poashtu edhe qytetarë nga Kosova që tani me liberalizimin e vizave po mund të udhëtojnë lirshëm për në zonën Shengen, po presin deri në tri orë në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Kolona në këtë pjesë ka shkuar deri në 2 mijë metra, derisa në hyrje pritja është 3 deri në 5 minuta.
Mbi një orë, njerëzit po presin tek Dheu i Bardhë ku kolona në dalje është 500 metra.
Derisa në pikat tjera kufitare s’ka kolonë, deri në 10 minuta po presin në Jarinje dhe në Mutivodë deri në 30 minuta.
Burimi i lajmit: /Reporteri.net/