Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Met Rexhepi – GRAFOMANIA (Intervistë me vetveten)
Kulturë Letërsi

Met Rexhepi – GRAFOMANIA (Intervistë me vetveten)

2 January 2024 0 Comment 18 min read

AA

PIKËPAMJE – (Intervistë me vetveten)

Le ta nisi për gjuhën. Çfarë gjuhe përdorim sot në komunikimin tonë publik?

Përmasat e lirisë dhe të demokracisë sollën hapësira për shfaqje shprehjesh nga më të ndryshmet, deri në deformime të pakuptimta, ndonjëherë kthim prapa, ndonëse gjuha e njësuar shqipe arriti shkallën e një gjuhe standarde, sado që ta quajmë “standard i diktatit politik” por, me gjithë atë u bë standard unifikimi. Sipas akëcilit prijës letrash, treve a krahinë, “pakënaqësia” për gjuhën e “njesueme”, “imponuese” (Arshi Pipa), mund të shfaqet dhe përmes kthimit te variantet dialektore e nëndialektore të shqipes, të lëna jashtë standardit?! Pra, shtrohen dy alternativa: kthimi i përdorimit të shqipes në dy dialekte ose plotësimi i gjithanshëm i standardit me të dy dialektet? Mbase rrjedha të dyta do të na shpien te një përfundim më i logjikshëm.

Shkruan: Mehmetali Rexhepi

Pothuaj se gjithçka sikur duhet të ribëhet, ri-shtrohet, ri-korrigjohet, madje dhe e arritura e shqipes, që në rrethanat e shkëputura me Shqipërinë administrative nga Jugosllavia Federale e Sllavëve të Jugut të Evropës, megjithatë, gjysma tjetër e etnisë, që të mos mbetej e shkëputur pranoi jetësimin e njësimit; njërin nga synimet shekullore të Rilindjes sonë të ndritur Kombëtare, e zbërthyer në moton: Njësia e gjuhës është njësia e kombit, ose deviza madhore: Një gjuhë, një komb! A shtrohet njësimi i gjuhës kombëtare në stilin: pse ndodhi unifikimi në periudhën e komunizmit?! Mundësia e dhënë nuk mund ta përjashtonte kronologjinë e historisë…

Brengosëse është sjellja e papërfillshme, veçmas, e shtresimit intelektual ndaj shqipes si të ishte njerkë e jo nënë jona! Kush do ta mbronte shqipen më bindshëm, në qoftë se nuk e mbron elita e saj intelektuale: gjuhëtarët dhe shkrimtarët? Madje, për keqpërdorimin e shqipes në veprimtaritë publike, do të duhej të vepronte ligji dhe gjoba. Kush u gjobit deri tash për paraqitje të stërkequr të shqipes? Askush?! Dilemat janë: megjithatë, shqipja standarde nuk përfilli embrion-morfemat e pasura të gegërishtes?! Standardi duhet të rishikohet e të ri-plotësohet, në një kongres të ardhshëm gjithëkombëtar, për rishikimin e ri-plotësimin e shqipes standarde, me trajta të shmangura, që kanë një përdorim të dendur në variantin e gegërishtes së gjallë.

Pra, ka vend për përfshirje e kodifikim në gjuhën shqipe standarde, qoftë të trajtës përcjellore, të paskajores së gegërishtes a të ndonjë trajte tjetër… Evoluimi i shqipes sotme ka arsye të ndiqet dhe, të kihet parasysh etimologjia, rrënjët fjalë-ndërtuese, por njëkohësisht dhe të ruhet arritja, gjithnjë jashtë vështrimeve të ngushta krahinore, ideologjike e politike. Mbyllja e albanologjisë në suaza përkufizimesh të rregullave të ngurta, kinse tashmë të kristalizuara, është ngufatje nga të dy “akademitë” burokratike të shqiptarëve! Gjithsesi, mos-përballja me nisma të gjedheve të reja në gjuhën e sotme shqipe, e folur dhe e shkruar, është e padurueshme!

Gjuhës së njësuar kombëtare, tashmë ia kanë përzier ndikimin ndërfutjet e trajtave dialektore për funksionimin e përdorimit të saj, porse pa kritere të mirëfillta të parimeve shkencore.

Laramania e të shprehurit shqip nuk i bën nder as gjuhës, as standardit të saj, as unitetit komb-bashkues e shtet-ndërtues. Ri-qasja e gjithanshme ndaj thesarit gjuhësor, të cilin e dikton gjuha e gjallë e shqipes në gjithë shtrirjen e saj, kërkon një riformatim të thellë shkencor nga albanologjia.

GRAFOMANIA

A po zvetënohet libri në “vërshim” të librave sot?

Pas Luftës Çlirimtare një varg rrethanash i shpërqendruan lexuesit tonë të paktë. U zgjerua interneti, “mrekullia informative” dhe iu kthye shpina librit. Te ne, librit në vitrinat tona, ka filluar t`i trashet pluhuri. Pse ndodh kështu? Kjo shfaqje paradoksale, kur pas LÇ-së (Luftës Çlirimtare) në Shqipërinë këtej Drinit “vërshoi” botimi, publikimi i librave të ndryshëm, i të gjitha llojeve letrare, shkencore a pseudo shkencore, me vlera e pa vlera, me kritere, por të shumtën pa kritere: libra kujtimesh, publicistikë me meritë e pa meritë, mjafton t`i kesh paratë… Përkitazi kësaj rrjedhe më reflektoi pohimi ironik i Nolit “hallvaxhinë e pamë mbret”! Jemi vërshuar nga “poetët”, “shkrimtarët”, “kritikët” dhe grado-mania, nga doktorantët që kopjojnë arritjet e të huajve!

Po, ashtu, mjedisin tonë krahinor e përmbush grafomania. Ç`është grafomania? Dëshirë e sëmurë për të shkruar sa më shumë, sëmundje për të shkruar, pa marrë parasysh cilësinë dhe përmbajtjen e shkrimit. Grafomanët e mjedisit tonë kulturor, pothuajse për çdo muaj e nxjerrin nga një vëllim libri! Për t`i reklamuar vëllimet e tyre poetike grafomanët tanë, më pak para i ”blejnë” “redaktorët”, “recensentët”, “kritikët” të cilët gjejnë “risi” poetike tek akëcili poet a shkrimtarë grafomanë! Natyrisht pason rutina e përurimeve pompozë dhe pamjet qesharake, kur në sallë ka më shumë grafomanë se sa lexues të mirëfilltë!

Pse aq lehtë redaktorët e recensentët, i nxjerrin emrat e vet në vëllime librash pa vlerë ose me vlera të dyshimta?!

Vlerat letrare, artistike a shkencore i tumirë ose jo zbatimi i kritereve letrare, artistike, përkatësisht talenti-dija, nëpërmjet redaktorëve e recensentëve kompetentë për fushat përkatëse. Si duket, autoritetet vlerësuese për t`i larguar telashet nga vetja, të gjitha kriteret për publikimin e morisë së librave, ia deleguan një kriteri të vetëm anonim: kriterit kohë?! Ia lëmë kohës do të thoshin?! A mund të jetë kriteri kohë jorgan i njëjtë: si për dimër ashtu dhe për verë?! Jemi në baltën e gjallë të logjikës paradoksale! Le të prodhojnë (j)organe kriteresh të tjerët pas nesh!… Institucioni i redaktorit e i recensentit pothuajse është komprometuar. Libri e humbi fronin e tij, faqet e librave mund të na shërbenin për të nisur zjarrin në koftorë për ditët e ftohta!

Pyes: për të kthyer librin në fronin ballor a duhet zhvilluar beteja për librin?

Gjithsesi, por duhet rekrutuar ushtrinë e lexuesve.

Pyetja ime dyshuese për librin ndoshta tingëllon tejet e skajshme?

Një mik imi i përvuajtur, njëkohësisht mik i librit, para pesë vitesh nxori një pohim të prerë për librin: tashmë nuk ka libër, ai ka vdekur! Pjesërisht ka të drejtë, miku im Femi Halimi. Meqë isha në veprimtarinë arsimore, le të më lejohet të sjellë dëshmi nga përvoja e atëhershme para dhjetë vitesh, që nuk dallon as nga kjo e tashmja; madje rënia është më e dukshme! Në gjimnazin e Shkencave Shoqërore në Gjilan: në pesë klasa të njëmbëdhjeta, prej pesë veprave letrare të letërsisë botërore e kombëtare, të parapara për lexim për një gjysmë vjetor, atëherë në paralelet me nga 30-35 nxënës, gjatë vitit mësimor, vetëm një nxënëse e kishte lexuar “ Don Kishotin” e Servantesit, vëllimin e parë?!

Si po pozicionohet kritika letrare kundruall prodhimtarisë së veprave letrare dhe artistike? Cilat janë kahet tona kulturore te ne?

Mendimi i kritikës letrare, me përjashtime, është anemik, kryesisht subjektiv, ngase lëvdon ku nuk duhet lëvduar, heshtë ku nuk duhet heshtur, ose edhe kur rrënon për të ndërtuar, i mungon risia për zbatimin e arkitekturës për ndërtime bashkëkohore.

Në tërësi kritika jonë e kultivon mbresën, ende jo të mjaftueshme shkencën. Edhe kur e ngre zërin e dijes, zëri i saj nuk ndihet nga kakofonia e jo vlerave, nuk spikatët, ngufatet. Pena kritike mbase, pa të drejtë, është duke pritur ditë më të qeta, sepse ka shumë për të bërë, pos tjerrash, hartën e konfigurimit të mal-brezave poetike, etj. Tashti çelësi ideologjik i vlerësimit, i ndryshkur, nuk hap brava për hyrje në përmbajtje ideologjike në skema ideore- politike; por është fabrikuar një çelës tjetër, ai i ideologjive fetare, i mëtimit të dogmave, madje dhe censura e “estetika” e tyre e dukjes së jashtme!

Pikëpamja ime kundruall trysnive tërësisht asimiluese kulturore dhe shpirtërore është e qartë: më lejoni të jem i lirë, të kultivoj autoktoninë time, etniken dhe estetikën time shpirtërore, shkurt shqip! Gjithsesi, jo pa pleksje universale të përvojave globale. Edhe lutjet dua t`i bëj vetëm shqip! As latinisht, as arabisht, as greqisht, sepse edhe shqipja antike është gjuhë e Zotit, sikurse tri të parat. Në qoftë se nuk më lejohet të besoj si ndjejë dhe si di unë, atëbotë të tjerët për mua do të jenë pushtues shpirtërorë.

Ndaj, nuk e honeps dot dogmën imperialiste të mjekrave e të futave të zeza, në emër të pluralizmit! Në rrethanat tona ka tendenca politike, për mbivendosje të shpirtërores mbi gjithçka etnike: zhvlerësimi i trashëgimisë historike, i figurave e mitologjisë kombëtare: Gjergj Kastriotit, Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kthimi kokëposhtë i identitetit, i etimonit etik-etnik në pacifizmin islamik; “rehabilitimi” i sulltanëve nga pushtues në “miq!…”; “korrigjimi i historisë?!…” Apetite të tjera neokoloniale nga të tjerët, kthimi neo-otoman përmes vërshimit i paparë i arkitekturës së xhamive, por që kanë jehonë te një shtresim yni shqetësues?!

Ky depërtim djallëzor mëton të kët pushtetin shpirtëror dhe të diktojë kahen tonë edukative orientale! Kësisoj, tkurret hapësira e kombëtares! Ajo, kombëtarja, kategorizohet si një shtresim i dorës së dytë a të tretë! “Partizanët” të këtij paqësimi të kombëtares, gjithandej hapësirës sonë etnike kanë përvjelë mangët… I kemi madje dhe në katedra fakultetesh! Ndërsa ne, sikur na vjen turp prej përkatësisë së vlerave, të cilat i kultivuam me shekuj, duke mbajtur të pashuar identitetin, dhe, shih se si po ia lëmë indiferencës asimiluese!

Shkrimtari i mirëfilltë vazhdimisht e mban të ndezur luftën ndaj dogmave. Ai është luftëtar i papërkulur kundruall dogmave e tjetërsimeve identitare!

Më vjen pyetja tjetër drejtuar vetës sime të dytë: a ka hapësirë të mjaftueshme për shkrimet artistike? A mbrohet sa duhet e drejta e autorit?

Cikli i kamjes dhe skamjes edhe në sferën e kulturës e të krijimtarisë letrare, vijon shfaqjen e theksuar: cili ka para boton dhe përuron me pompë e bujë në mideje publikimin e vet, ndërsa kategoria e krijuesve skamnorë, por të talentuar, dergjet në heshtjen vrastare të padijes, jashtë vëmendjes së ngjyrimeve partiake e klanore, nëse nuk ka simpatinë, vardisjen a shndërrimin e autorit në instrument të akëcilës parti në pushtet.

Vardisja e shkrimtarit rreth pushtetit, do të thotë, zhveshje nga mëvetësia e dinjitetit dhe autonomisë së tij. Shkrimtari dhe vepra, në të shumtën e herëve, janë antipode mes etikës së jetës dhe veprës, përjashtimet janë fare të mundshme, megjithatë, vepra e jeton jetën e vet e shkëputur prej autorit. Shkrimtarët duhet t`i nuhasin erërat e pakëndshme, t`iu prijnë rrjedhave të qytetërimit, ndryshe nuk do të jenë prijatarë të bukurisë e të idealeve estetike dhe njerëzore.

Sot është e pa sigurt të publikosh shkrime origjinale e të mos vidhen, të mos përvetësohen, duke i kamufluar, të shkëputura nga tërësia e manipulime të tjera… Autori është i pafuqishëm për t`u përballur me piraterinë, sepse ende nuk të mbron as ligji, as e drejta e autorit, as gjyqi, as kritika letrare, as vetëdija e pa zgjuar qytetare për këtë lloj veprimtarie të sferave shpirtërore e intelektuale.

Nuk do të duhej të vonohej rikthimi i kritikës së mirëfilltë në letrat shqipe.

Prodhimi letrar, përmbledhjet poetike, proza e drama, llojet shkencore, trashëgimia kulturore e kombit, pa dyshim presin shqyrtime jashtë diktateve të çfarëdo lloji dhe dogmave të çfarëdollojshme. Prodhimtaria e imagjinatës dhe e diskurseve të dijes presin shqyrtimin, analizën dhe sintezën e prurjeve të reja, me metodologjinë e një kritike moderne. Si? Me gërshetime disiplinash, duke përtrollitur, në radhë të parë, talentin, dijen bashkëkohore, që ngrihet mbi nivelin e konstatimit të tekstit, që zbërthen nivelet e nëntekstit dhe të meta-tekstit, të jetë matëse e thellësisë dhe e gjerësive të shtrirjes së figurës, e frymëmarrjes ose shmangien e ngufatjes së kumtit brenda saj; shkëlqimet ose errësimet e pamjeve për formësime e rishfaqje idesh… Shikimi bardhezi i akëcilës vepër artistike është i tejkaluar.

Kritikës sonë i duhet ripërtëritja, gjakftohtësia e guximi për t`u përballur me aneminë e prurjeve artistike, për t`i flakur: snobizmin, anarkinë e kritereve, për të mbrehur gjykimin kritik, për t`u kthjellur nga dehja e kritikës së mbresës, për t`ia fuqizuar rolin shkencor asaj.

Rutina e përurimeve të dendura te ne nuk i sjell cilësi prodhimit letrar. Akti i përurimit është akt solemn. Tek libri i ri vështrohet vetëm sipërfaqja e librit, pa depërtime të thella në shtresë-kumtime, në strukturën e brendshme, në forcën reflektuese të ideve dhe të porosive, filozofinë a mungesën e saj, figuracionin rrezatues a mjegullnajën e gjykimit pa estetikë dhe përbërës tjerë.

Në dinamikën e jetës, kur njerëzit janë të prirë më tepër të shikojnë se sa të lexojnë, kritika e mirëfilltë do të ishte një mëlmesë për të joshur shijen e leximit.

Disa të vetëquajtur zbatues të kritikës letrare, në gazeta e revistat e pakta të shkruara, që mezi mbahen, në portale e mideje pamore, e përurojnë  kryesisht mendimin e klisheve anemike të një kritikë të flashkët por, jo shqiptimin e mirëfilltë të analizës e të sintezës kritike. Diapazoni i tyre nuk i kapërcen klishetë e njohura e tautologjinë në  kritikë, që ende nuk e ka kapë sa e si duhet, me ndonjë përjashtim, mendimin kritik shumështresor modern por, futet terminologji e improvizuar  dhe shterpe e rrethanave të shumë-mendësisë së kamufluar.

Gjilan, tetor 2023

Share This:

Tags: Mehmetali Rexhepi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Mehmetali Rexhepi: Përkushtime (po)etike

14 January 2025

Rexhep F. Morina: APOTEOZA E LIRISË (poezi); botoi Shtëpia botuese FIDANI, Prizren, 2024 ÇËSHTJE TË

Kulturë Letërsi

Mehmetali REXHEPI: – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR

25 February 2024

Mehmetali REXHEPI – E KËNDSHMJA E FORTIFIKUAR (Cikël poetik) KRUPA ndoshta terri i natës

Kulturë Letërsi

Ese: Mehmetali Rexhepi, Kodi etik i faqebardhësisë

10 December 2023

Ese – KODI ETIK I FAQEBARDHËSISË Selatin Novosella, djali i tretë i Nënës Naile

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.