Vdes në Hamburg të Gjermanisë poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi
Ka ndërruar jetë në mërgim, sot herët në mëngjes, rreth ores 3.45 minuta sipas postimit te familjareve, poeti nga Anamorava, Fetah Maliqi.
Fetah Maliqi jetonte dhe vepronte në Hamburg prej disa vitesh.
Ai po luftonte me sëmundjen prej disa muajve, por nuk ia doli përkundër vullnetit të madh që kishte dhe inkurajimit nga miqtë e tij, gjithandej.
Fetah Maliqi është autor i disa librave me prozë e poezi.