Rama: Lamtumirë Mirush
Ka vdekur në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka vdekur mesnatën e së hënës.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Lamtumirë Mirush”, shkroi Rama.