Sunday 9 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

 Silvinho: “Shqipërinë dua ta dërgoj në botëror, në Moldavi shpërtheva”, “Më uroi Mancini…”
Futboll Kampionati Europian Sport

Silvinho: “Shqipërinë dua ta dërgoj në botëror, në Moldavi shpërtheva”, “Më uroi Mancini…”

29 November 2023 0 Comment 4 min read

AA

Një ndër intervistat e shumta të këty re ditëve nga Silvinjo pas kualifikimit në Europian, është edhe ajo që ka dhënë për faqen “cronachedispogliatoio”.

Trajneri shprehet se objektivi i tij është ta dërgojë Shqipërinë në Botëror pas “Euro 2024”, si dhe zbulon urimin e Mançinit pas suksesit që braziliani arriti.

“Në vërshëllimin e fundit të gjyqtarit kundër Moldavisë, shpërtheva. Kam nxjerrë jashtë gjithë ankthin dhe gëzimin e 10 muajve punë. Kam vrapuar për të festuar me njerëzit kualifikimin për në Europian”, thotë fillimisht Silvinjo.

I pyetur se kur kishte dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë, trajneri thotë se nga Rei Manaj: “E dija ekzistencën e Shqipërisë vetëm përmes Rei Manajt që e kam trajnuar tek Interi. Nuk dija asgjë më shumë. Më pas kam mbërritur aty dhe kam parë që të gjithënjerëzit flasin italisht, e njohin, flasin anglisht, spanjisht. Është e rëndësishme që një trajner të flasë pa një përkthyes”, ishin fjalët e Silvinjos.

BRAZIL-SHQIPËRI- Trajneri 49-vjeçar shprehet se ka një ngjashmëri mes shqiptarëve dhe brazilianeve dhe kjo është vënë re nga vetë ai: “Shqiptarët janë njerëz të ngrohtë dhe mikpritës, si ne brazilianët. Më kanë bërë që të ndihem si në shtëpi, që në fillim kur kam ardhur: më kanë ofruar kafe dhe darkë kudo”, shprehet trajneri i Shqipërisë.

MBËSHTETJA- Shqipëria mori një barazim tepër të rëndësishëm në Pragë, ku goli i Bajramit ishte si një pikë kthese për këtë kualifikim. Atmosfera në stadium sipas Silvinjos ishte e jashtëzakonshme, kur shumë shqiptarë e bënë atë të ndihej sikur luante në shtëpi: “Kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme në Pragë, kundër Republikës Çeke. Më dukej dikur luaja në shtëpi. Ishte plot me shqiptarë”, tregon Silvinjo për ndjesitë e asaj transferte.

MANÇINI E URON- Trajneri brazilian zbulon urimin që ka marrë pas suksesit: “Pas kualifikimit më ka shkruar Mançini dhe më ka dërguar komplimentet e tij. Më ka trajnuar dhe më pas kam qenë ndihmës i tij tek Interi. Është një fitues, Inter, Siti dhe te Kombëtarja. Kudo që ka drejtuar e ka çuar skuadrën në një nivel shumë të lartë”, thotë ai. PAS

“EURO 2024”- “Shqipërisë nuk duhet t’i mjaftojëkualifikimi. Nuk duhet të shkojë në Europian dhe pastaj të zhduket. Dua të krijoj një mentalitet që në çdo Europian dhe Botëror, Shqipëria të kualifikohet. Ky është objektivi im pas Europianit. Dua që të dërgoj Shqipërinë në Botërorin e 2026. Ky duhet të jetë vetëm fillimi”, përfundon trajneri.

PANORAMASPORT.AL

Share This:

Tags: Silvino
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i

6 August 2026
Lajme

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj –

6 August 2026
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.