Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

 “De Biasi nuk më mori, por eci përpara”, rrëfehet Berat Gjimshiti: Dua Gjermaninë në Europian, t’i tregojmë që kemi më shumë tifozë se ata
Futboll Kampionati Europian Sport

“De Biasi nuk më mori, por eci përpara”, rrëfehet Berat Gjimshiti: Dua Gjermaninë në Europian, t’i tregojmë që kemi më shumë tifozë se ata

25 November 2023 0 Comment 14 min read

AA

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka folur gjerë e gjatë në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

Mbrojtësi është rrëfyer për eksperiencën e tij kuqezi duke e nisur me lënien jashtë në Euro 2016, rimëkëmbja tek Atalanata dhe e mbyll me suksesin historik në Euro 2024.

Kryeministri Edi Rama: Gjimshit, ti je një veteran tashmë, mund të quhesh veteran?

Berat Gjimashiti: Po, besoj se po. Po më i vjetri nuk jam këtu brenda. Veseli (Frederik Veseli) është më i vjetër. Po, veteran dhe unë jam.

Kryeministri Edi Rama:  Ti deshe të ndajë një çikë atë dhembjen e pleqërisë me Veselin po…

Berat Gjimshiti: Po, se më the veteran , u ndjeva dhe unë pak më i vjetër kështu që …

Kryeministri Edi Rama: Sa vjet u bënë që luan me kombëtaren?

Berat Gjimshiti: Po që prej 2014, domethënë 9 vite.

Kryeministri Edi Rama: Ti ishe dhe Evropianin tjetër?

Berat Gjimshiti: Në Evropian nuk isha, po në kualifikime.

Kryeministri Edi Rama: Po pra, në atë grupin? Pse s’të morën në Europian, ishe i vogël atëherë?

Berat Gjimshiti: Po ishte një moment që kur kam qenë, kam luajtur në Zvicër, 22 vjeç , isha i ri, pastaj 21, 22.

Kryeministri Edi Rama: 22? Pse 20 është ky tani?

Berat Gjimshiti: Kohë tjetër tani. Isha nga Zyrihu që shkova në Atalanta në Itali, kështu që ishte e vështirë për të mësuar dhe gjuhën, edhe taktikën e futbollit italian dhe nuk kisha ndeshje, nuk luajta fare, luajta vetëm në 3 ndeshje në 6 muaj, pastaj erdha tek kombëtarja dhe për grumbullimin para Europianit dhe vendosi trajneri De Biasi atëherë, që nuk isha në formë dhe nuk më merrte, kështu që e pranova. Puna vazhdon, ecën përpara dhe s’ka asgjë tjetër.

Kryeministri Edi Rama: Po atje me Atalantën pastaj e vulose personalitetin?

Berat Gjimshiti: Po, sigurisht. Në fillim kisha vështirësi se isha në huazim 1 vit, dy vjet, pastaj u riktheva dhe sigurisht ekipi ecte shumë mirë me Champions, Ligën e Europës apo me gjëra të tjera në finalet e Kupës së Italisë, ecte shumë mirë dhe sigurisht, nëse ecën ekipi mirë dhe ti do të bësh mirë dhe është dhe më e thjeshtë.

Kryeministri Edi Rama: Po sa ka ndikuar trajneri se thonë që është profesor futbolli, në kuptimin që i ndjek lojtarët nga afër, i mëson …

Berat Gjimshiti: Tek unë? Ka ndikuar shumë. Ka dhënë vetëbesim te jashtëzakonshëm kështu që.. Në fillim kisha pak vështirësi po prapë, pastaj kur e pa që kishte besim tek unë, besoj që ishte më e thjeshte dhe për mua, kur e pranoi që jam lojtar për atë ekip, kështu që besoj ka ndikuar shumë, sepse kam mësuar shumë nga ai si në taktikë, si në mentalitet. Besoj ishte shumë e rëndësishme edhe për mua.

Kryeministri Edi Rama: Tani kemi në plan të bëjmë edhe hotelin aty sepse ju keni fushat tek Federata e re që është bërë godinë shumë e bukur, edhe ai kompleksi po merr formë, por ka dhe dy-tre elementë të tjerë që duhen plotësuar dhe një nga elementët është hoteli, hoteli për ekipin kombëtar që të jetë komplet gjithçka e realizuar brenda për brenda aty që të mos ketë lëvizje nga stërvitja për në hotel. Edhe për këtë që thua, për atmosferën familjare që krijohet, por edhe normalisht siç i kanë dhe kombëtaret serioze siç jeni ju tani, kombëtare shumë serioze, që meritoni gjithë vëmendjen dhe gjithë mbështetjen. Gjimshiti, po për ty, çfarë ka sjellë ndryshim….

Berat Gjimshiti: Djemtë gjërat më të rëndësishme i thanë kështu që besoj se bashkëngjitëm me këto, por sigurisht që, siç thanë, fitoret dhe gjithë këto gjërat e japin vetëbesimin më të madh, besoj fitoret janë gjëja më e rëndësishme, lumturia dhe besoj si grup, grupi bën diferencën. Të them këtë edicion sepse besoj tashmë 9 vite që jam këtu nuk kam parë një grup që rri kaq shumë bashkë, që ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Më parë ka pasur grupe, kemi qenë grup, por nuk ka qenë kaq e afërt dhe besoj, e tha dhe Veseli, një aspekt shumë të mirë, kur vijnë familjarët e tjerë, për shembull vijnë prindërit e mi, çunat vijnë kapërcejnë dhe takojnë familjarët e mi dhe e thonë “Sa të sjellshëm qenkan këta djem”.  Prandaj, besoj që është ajo gjë shumë e mirë dhe shumë e bukur që na çon përpara.

Kryeministri Edi Rama: Për mua që nuk jam i fushës, mund të them që në Shqipëri janë, ose më saktë, mes shqiptarëve janë nja 10 milionë trajnerë, por unë nuk i hyj.. kam pranuar me veten që nuk hyj tek 10 milionë trajnerët kështu që nuk e kuptoj këtë punë, në kuptimin teknik. Domethënë, nuk jam si… që thotë “Hë mo jepe, jepe çoje”. Ose si gjithë të tjerët që të rrish në tribunë, se ju keni atë fatin e mirë që rrini në fushë, por të rrish në tribunë dhe të shohësh, juve ju vijnë ndonjëherë ndonjë zë nga larg “Pse nuk e dhe, jepe atje, po bëje, pse e gjuajte ashtu” por ngaqë më pëlqen shumë sporti, në aspektin strategjik, në aspektin e organizimit të skuadrës, në aspektin e asaj luftës psikologjike që bëhet përpara ndeshjes, mes lojtarëve, mes trajnerëve, me komunikimin mbrapa e të tjerë dhe mundohem të mësoj nga këto dhe realisht, më ka pëlqyer shumë mënyra sesi e tregojnë ata atë punën dhe si punojnë me ju dhe si i japin rëndësinë kryesore kësaj që ju të gjithë këtu e thoni, që nëse nuk krijohet ndjenja e familjes dhe përkatësisë që të gjithë bashkë jemi pjesë e një familjeje dhe këtu është interesi i përbashkët i familjes, nuk është thjesht “E bëri Uzuni golin, u gëzua Uzuni, por ne të tjerët humbëm” por ndërkohë, nuk ka rëndësi, rëndësi ka skuadra. Ndërkohë më bëri përshtypje edhe diçka tjetër, përshtypje e bukur domethënë kur mbaroi ndeshja, kur dolët atje një pjesë e konsiderueshme e juaj ishit me kalamaj nëpër krah ishte pamje shumë e bukur. Po si është jeta familjare jo për ju, po për gjysmën tjetër, për gjysmën më të mirë, për bashkëshortet. Sa kohë keni ju të shpenzoni me familjet, fëmijët.

Berat Gjimshiti: Me thënë të drejtën kam shumë respekt për bashkëshorten sepse sidomos, po them, kërkoj falje se besoj në atë aspektin tim, edhe Hysaj mund të flasë, sepse të tjerët janë pa fëmijë. Se ne jemi shumë me Europa League, Champions League, kështu që jemi çdo dy ditë nëpër hotele. Dhe besoj është shumë e rëndësishme të kesh një pjesë tjetër, si bashkëshortja që ta përballojë këtë gjë, sepse është shumë kohë vetëm. Dhe ne kur kthehemi o jemi në stërvitje 5 – 6 orë, pastaj kthehemi dhe nuk kemi aq shumë kohë me u marrë me fëmijët.

Berat Gjimshiti: Ka pasur ndryshim e ka ardhur tani brezi i ri. Pra janë lojtarë më të ri tani.

Kryeministri Edi Rama: Ai ishte ekip shumë i mirë ….

Berat Gjimshiti: Po ka qenë ekip fantastik

Kryeministri Edi Rama: Ishte ekip shumë i mirë. Po ti kë do?

Berat Gjimshiti: Unë nuk kam preferencë me thënë të drejtën

Kryeministri Edi Rama: Mirë, unë po të pyes kë do?

Berat Gjimshiti: Të them të drejtën nuk e kam menduar kush do të na bie. Një ndoshta të them Gjermania, vetëm t’i tregojmë në Gjermani që kemi më shumë tifozë sesa ato.

Kryeministri Edi Rama: Vallaj e di që kjo është e realizueshme.

Berat Gjimshiti: Po prandaj po them. Të bëjmë më shumë zhurmë sesa ata që janë shtëpi.

Kryeministri Edi Rama: Sikur të jetë hapja Gjermani – Shqipëri do ishte një super publicitet për Shqipërinë. Po kam përshtypjen domethënë aty ke ngjyrat e stadiumit kam përshtypjen e di që ne barazimin mund ta kapim të paktën barazim të paktën aty në stadium. Ata do ta nënvlerësojnëe pak hë se Shqipëria, këta tanët do thonë – Hajde të shkojmë të rrafim Gjermaninë. Si është puna e tifozllëkut. Se mësohen njerëzit edhe në fakt nuk kanë faj që mësohen, pastaj iu duket çudia më e madhe në botë dhe iu duket si e patolerueshme që mos me i rraf Faroet përshembull, mirëpo e para njëherë që aty është momenti kur edhe sportdashësit dhe ata që e ndjekin kombëtaren duhet të jenë njësoj si lojtarët. Në kuptimin që është lojtari i 12 që duhet ta absorbojë atë pakënaqësinë  me të njëjtin dinjitet dhe jo që – “Hë mo se këta kështu, këta ashtu”. Se shihja disa që komentonin që – pse kush jemi Brazili. Edhe Brazili edhe prapë mund të ngeci.  P.sh se përmend Luksemburgun. Luksemburgu tani kishte bërë namin. Po çfarë kanë bërë. Çfarë ka ndodhur me Luksemburgun, si është bërë aq i fortë.

Berat Gjimshiti: Edhe ne kemi humbur në Luksemburg 2 -1

Share This:

Tags: Berat Gjimshiti De Biasi Xhemail Veseli
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e

21 June 2025
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Pajaziti pret kapitenin e Kombëtares, futbollistin Berat

28 May 2025

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur në kabinetin e tij kapitenin e Kombëtares

Futboll Sport

Gjimshiti: Në vazhdim do të shikoni një

25 March 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli pas triumfit 3 – 0 që Shqipëria arriti

Futboll Sport

SC Gjilani ndërron kundërshtarin në miqësore

27 January 2025

FC Zimbru Chisinau nga Moldavia është kundërshtari i fundit për “kuqebardhët” në tokën turke.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.