Parashikimi i motit për të martën, 24 tetor 2023
Për të martën parashikohet të mbajë mot shumë i ngrohtë, i karakterizuar me diell përmes vranësirave të pakta të nivelit të lartë.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit me shpejtësi prej 10-34 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C. /MeteoKosova/