Gjykata Speciale arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi
Gjykata Speciale ka arrestuar sot ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar Enver Hajdari, kryetar i degës së shoqatës së veteranëve në Drenas.
Hajdari ka bërë të ditur se familjarët e kanë njoftuar atë për arrestimin e Sabit Jonuzit, i cili sipas tyre tashmë është dërguar në Hagë.
Kreu i OVL-UÇK-së në Drenas ka thënë se nuk e dinë ende se në çfarë cilësie Sabit Jonuzi është marrë nga Gjykata Speciale.