Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Shkruan: Agrom Gërguri – Nis festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoninë e Veriut – Teatri si një fjalëkryq i pazgjidhur!
Kulturë Teatër

Shkruan: Agrom Gërguri – Nis festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoninë e Veriut – Teatri si një fjalëkryq i pazgjidhur!

25 September 2023 0 Comment 10 min read

AA

Dibër: 24 shtator 2023 – Nis festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoninë e veriut. Festival i cili duhet institucionalizuar.

Ideatori dhe drejtori z. Ylber Nuredini në emrin e tij dhe të kryetarit të Dibrës z. Hekuran Duka përshendeti pjesëmarrësit dhe mysafirët e festivalit pastaj prezantoj sponzorët dhe donatorët pa të cilët ndihmuan organizimin e festivali.

Me këtë rast dhe dukshëm i emocionuar Ylberi edhe njëherë apeloj tek vendimmarrësit që festivali të institucionalizohet sepse për 22 vjetë ka nxjerrë argumente të bollshme se Dibra e meriton një pikëtakimi të tillë të artistëve me spektatorinë e kulturuar dibranë.

Shkruan: Agrom Gërguri, dramaturg

Nata e parë:

Shfaqja ” Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” e Teatrit të Kumanovës

Autor: Jeton Neziraj, regjisor: Erson Zymberi

Teatri si një fjalëkryq i pazgjidhur!

Apo tymi që djeg teatrin në shfaqjen e porositur për inaugurimin e pavarësisë së Kosovës njëkohësisht varësimin e Teatrit siç na e thotë shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” përmes një trajtimi sa dramatik aq komik por që shkon deri në parodizim të marrëdhënies së shtetit me artin dhe artistët

Një si tallje me të bërit Teatër e shtet ku politika bëhet esencë edhe në artTeatër e ndihmuar jo pak nga drejtues servil të teatrove të cilër raportin e teatrit me politiken e projektojnë nga prizma e nevojave pragmatike karrieriste, që shkon deri aty ku aktorët duhet të mësojnë fjalimet e politikanëve.

Në shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin Shqiptar” ku shpesh ndërrojnë apo janë të gjithë protagonistë – antagonistë: regjisori, sekretari, mjeshtri i skenes, aktorja Rozi, aktori që luan herë veten, herë mbretin Lir. Thuaja secili e ka momentin e tij dhe bëhet siç ndihet herë protagonist herë anatagonist. Mjeshtri i skenes përgatitet të fluturoj mbi Teatër si një veprim mbështetës për shpalljen e Pavarësisë të cilën e hymnizojnë(lexo parodizojnë) me këngën “koko ko pula bani vo”.

Brenda këtij idhëtimi ironik realizohen disa partitura të bukura për angazhimet e aktoreve dhe mënyren se si sidomos aktoret vijnë tek rolet përmes kushtëzimeve për shërbime seksuale, duke prekur kështu edhe probleme sociale e familjare me të cilat ballafaqohen aktorët …

Gjithëçka këthehet në të kundërten e asaj që duhet

Sekretari partiak ndërhynë dhe bëhet regjisor teatri sepse duhet mbushur shfaqjen me patriotizëm patetik.

Tek kur i vënë maskat që tregojnë kafshërimin e Orwellit flasin për problemet e vërteta të Teatrit… kali thotë qeverinë e keni nga mbrapa, nga mbrapa por për çka se…të shantazhojnë e kontrollojnë apo të ndihmojnë?!

Regjisori, (Shkëlqim Islami), tundohet derisa sekretari, (Musa Isufi), këndon me aktoren Rozi, (Egzona Salihu), në fakt ai bënë dashuri me të derisa minjtë lëvizinë lirshëm nëpër Teatër. Krejt e të gjitha për pa-varsinë… Gjithçka kthehet në të kundërtën e asaj që duhet… regjisor bëhet punëtorë i skenës sepse ashtu e do sekretari nga që shfaqja nuk ka mesazh, nuk është edukative dhe patriotike e që sygjerimet e sekretarit kulmojnë me karikimin e poezisë së Podrimes “emri im është gjaku që nuk falet” nën regjinë e mjeshtrit apo punëtorit të skenës. Regjisori i djersitet nga të ftohtit …. pavarësia shpallet trupa e teatrit e bënë shfaqjen siç e ka mbajtur gjallë shpirtin e kombit… aktori i cili do të mbajë fjalimin e kryeministrit vonohet sepse është i dehur nga jeta… Kështu disi operon regjisori Zymberi me tekstin e Jeton Neziraj në betejën permanente që teatri dhe artistët bëjnë në luftën për pavarësi, siç e do statusi elitar kulturor i tij.

Aktrimi

Aktorët: Shkëlqim Islami, Musa Isufi, Mirsad Abazi, Egzona Salihu, Faton Ibrahimi kishin tipizuar mirë karakteret duke i bërë transparente vetit e tyre me hyrje dalje të shumta në personazhet e ndryshme duke qenë nganjëherë edhe aktorë edhe personazh njëkohshëm sepse po vepronin në ambientet teatrit.

Shkëlim Islami regjisori, Musa Isufi- sekretari, Egzona Salihu aktorja Rozi patën disa partitura të realizuara të cilat i jepnin intonim shfaqjes.

Regjisura

Mizanskenë e ambientuar mirë nga mbasperdja e teatrit, një pasqyrim i procesit të provave që bëhen gjatë krijimit të një shfaqje. Në përgjithësi përkthim i mirë skenik i një teksti i cili pasqyron ironikisht e herë-hetë me humor punën në teater e rreth teatrit duke e dekonspiruar procesin që bëhet prapa perdeve.

Mbase është tepruar me të bërit personazhe rrjedhimisht kësaj edhe aktorë të muzicientëve të cilët bëjnë muzikën për shfaqje sado në strukturën e kësaj shfaqjeje edhe mund të arsyetohen. E të mos flas për përdorimin e tepruar të mikrofonit si një mish i egër në natyrshmërinë e interpretimit në Teatër.

Skenografia

Skenografia me një fjalëkryq të madh në sfond dhe me shenjën (gishti i mesëm) si dorëza të derës hyrëse përforconte mesazhet ironike të shfaqjes.

Përbërsit tjerë të produkcionit:

Muzika: Irena Popovic, koreografia: Krenare Nevzati, skenograf: Ardian Kadriu kostumet: Yllka Brada

Piano: Erdi Shahini, ndriçimi: Sefedin Murseli dhe Zvonimir Micevski, zërimi: Asllan Fazliu.

Akcent

Nata e parë e Festivalit ishte e ngarkuar emocionalisht shkaku i zhvillimeve në Kosovë ku gjatë një operacioni antiterrorist ra dëshmor Afrim Bunjaku, rreshter.

Lavdi përkushtimit profesional e mbrojtje të atdheut.

NATA E DYTË E FESTIVALIT

Sonte në skenën e Festivalit në Qendrën e Kulturës në Dibër do të ngjiten:

Teatri i Tetovës me shfaqjen “Armiku i popullit” H. Ibsen, regjisor: Arben Kumbaro.

Ora: 19:30

Ejan në Teatër aty ku testohet e vërteta!

Share This:

Tags: agron Gerguri Ylber Nuredini
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Teatër

MONODRAMA SI MOMENT I REFLEKTIMIT PËR VETMINË

18 June 2024

Përkitazi me festivalin MonoAkt i cili u mbajt këto ditë në Teatrin “Dodona” të

Kulturë Teatër

Nga Agron Gërguri, dramaturg – AKTORI DHE

6 June 2024

Përkitazi me festivalin e monodramës “MonoAkt” edicioni i 16-të Shkruan: Agron Gërguri Monodrama si strehë

Kulturë Teatër

Agron Gërguri – Shtatë të vecantat e

1 June 2024

Theatri Globi i Shekspirit Tragjedia “Richardi i III”- të, Shekspirit Tradita dhe funksionaliteti i

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.