Wednesday 28 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U mbajt punëtori për përgatitjet e riakreditimit të programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit

Haziri: Vota për Aktin e Luginës së Preshevës në Komitetin e Dhomës për Punët e

SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë organizoi takim motivues të nxënësve me emra të shquar

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin e energjisë komunitare

Gjilan: Dyshohet për trafikim dhe mbajtje me dhunë të viktimës

Nëntë metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

Mëngjes me ngrica, në mbrëmje sërish shi

Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’ishin personale

Përmbyllet rinumërimi i votave në 30 komuna të Kosovës

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për klasat nga 1 deri në 9

 FSHF në garë për organizimin e një EvropianiFSHF
Futboll Kampionati Europian Sport

FSHF në garë për organizimin e një EvropianiFSHF

18 September 2023 0 Comment 3 min read

AA

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së 26 shtatorit kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027.

FSHF është pjesë e kësaj gare të rëndësishme për të cilën ka dorëzuar aplikimet për organizimin e Kampionatit Europian U-17 për vitet 2025, 2026 dhe 2027 dhe Kampionatit Europian U-19 për vitet 2026 dhe 2027. Pjesë e kësaj gare janë dhe Federata nga vende të rëndësishme europiane, përcjell arbresh.info.

Në aplikimin e dorëzuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është parashikuar që ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”. Këto stadiume do të presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Gjithashtu për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkohen 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Tiranë-Durrës, kjo edhe për shkak të numrit të hoteleve me kushte specifike që kërkohen.

Shqipëria është kualifikuar nga Komisioni i Tenderimit si një vend që i ka të gjitha aftësitë, kapacitetet dhe plotëson kriteret për organizimin e një Kampionati Europian për moshat e reja. Ky është pa diskutim suksesi parë, duke parë kriteret e larta që aplikohen në organizimin e kompeticioneve të tilla madhore me vëmendje dhe interes të madh ndërkombëtar.

Sigurimi i të drejtës për organizimin e një Kampionati Europian futbolli, nëse ky besim do t’i jepet nga UEFA në mbledhjen Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, do të ishte pa diskutim aktiviteti dhe ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe rajon. Organizimi i një Europiani tejkalon pa asnjë dyshim dhe organizimin e jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League.

Për kompeticionet që ka aplikuar Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë pjesëmarrëse 8 skuadra, duke sjellë në vendin tonë interes të madh mediesh, tifozësh dhe sigurisht skuadra të mëdha që do ta kthenim vendin tonë për një muaj në epiqendër të lëvizjes futbollistike europiane. 

Share This:

Tags: FSHF
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

U mbajt punëtori për përgatitjet e riakreditimit

28 January 2026
Ciceroni

Haziri: Vota për Aktin e Luginës së

28 January 2026
Ciceroni

SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë organizoi

28 January 2026
Ciceroni

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin

28 January 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Sport

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shiten të gjitha

12 November 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri

Futboll Sport

2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare. FSHF njofton

1 November 2025

Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit

Futboll Sport

Nga 24 deri 28 korrik mbahet Turneu

22 July 2025

Nga 24 deri 28 korrik mbahet Turneu i Fëmijëve shqiptarë në Lugginë të Preshevës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.