Saturday 13 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, investim prej 1.3 milion eurosh

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

 “Kemi 24 lojtarë që japin zemrën për Kombëtaren”, Sylvinho: Bajrami i jashtëzakonshëm! Muçi? Zgjedhje taktike, por është lojtar i madh
Futboll Kampionati Europian Sport

“Kemi 24 lojtarë që japin zemrën për Kombëtaren”, Sylvinho: Bajrami i jashtëzakonshëm! Muçi? Zgjedhje taktike, por është lojtar i madh

8 September 2023 0 Comment 4 min read

AA

Shqipëria merr një pikë të artë në Pragë kundër Çekisë duke rritur akoma më shumë shpresat për një kualifikim historik në Euro 2024.

Pas ndeshjes trajneri Sylvinho dha prononcimin e tij për SuperSport ku dukej mjaft i lumtur për këtë rezultat.

Ishte strategji të kapje në kundërsulm Çekinë?

Falenderoj tifozët së pari që ishin të shumtë. Jam i kënaqur për rezultatin dhe për paraqitjen. Dhoma e zhveshjes është shumë e rëndësishme, ne kemi 24 lojtarë që japin zemrën dhe kjo është shumë e rëndësishme. Barazimi që morën sot ishte fryt i të gjithë lojtarëve, në fushë dhe në stol.

A pret më shumë nga sulmuesit duke qenë se po shënojnë mesfushorët?

Sulmuesit po bëjnë mirë por Bajrami është lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Kanë bërë një punë të mirë pasi u kam thënë që goli do të vijë, si Cikalleshi edhe të tjerët.

Pjesë e parë shumë e mirë, në të dytën pati një rënie të ndjeshme. Erdhi si pasojë e gjëndjes fizike?

Jo nuk kishte rënie fizike të skuadrës. Përsa i përket rezumes së përgjithshme është e saktë ajo që thua. Jemi të sigurtë në veten tonë. Kemi intensitet, kualitet dhe cilësi teknike. Përballë kishim Çekinë që është kryesuese e grupit, me lojtarë të gjatë që na vunë në vështirësi. 10, 15 minuta në pjesën e dytë patëm vështirësitë tona, por në aspektin taktik kemi bërë një ndeshje të mirë. E morëm veten, bëmë golin e barazimit, por edhe lojtarët që erdhën nga stoli bënë mirë.

Kur do ta shohim Ernest Muçin në fushë?

Bajrami ishte i mbaruar, kur mbeteshin 10 -12 minuta por kemi zgjedhje që Gjasula sjell centimetra dhe na e dha këtë mundësi. Kjo ishte zgjedhja. Muçi është një lojtar i madh, e kemi parë herën e fundit. Ai vjen gjithmonë se është teknikisht shumë i fortë, psikologjikisht gjithashtu. Jam i sigurt që ne do të na ndihmojë shumë në këtë rrugë, që mbetet ende 50%, katër ndeshje.

Po na mësoni keq me këto golat e bukur. U bë e treta ndeshje radhazi, që shënojmë gola spektakolarë…

Është cilësia e lojtarëve. Ka shumë cilësi, te Asllani, Asani, Bare, Bajrami, Uzuni, Seferi, etj., etj. Janë shumë lojtarë të mirë.

I ka parë statistikat, që sot kishte vetëm një goditje në portë dhe atë me Bajramin?

Kishim vetëm një gjuajtje, por kishim edhe raste të tjera në pjesën e parë. Mos harrojmë që kundërshtari është shumë i fortë fizikisht dhe nuk lë hapësira.

Share This:

Tags: Silvinjo
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026
Lajme

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur

12 June 2026
Sport

E jashtëzakonshme! Stadiumi i atletikës në Roganë

12 June 2026
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Lajme Sport

Silvinjo: Shqipëria synon historinë, play-off ndaj Polonisë

23 January 2026

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, foli për përgatitjet dhe objektivin historik të kualifikimit në

Futboll Sport

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo & Gjimshiti

13 November 2025

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinjo mbajti konferencë me media para ndeshjes ndaj Andorës.

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë

16 March 2025

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.