“Hidromorava” vazhdon me intervenime e sanime të rrjetit
Gjilan, 05 shtator 2023- Puntorët Teknik të KRU Hidromorava, fillojnë ditën me inspektime të rregullta dhe veprime të menjëhershme për të identifikuar dhe korrigjuar problemet, duke siguruar që uji të vijë tek shtëpitë tona me cilësi dhe siguri.
Sot, gjatë orëve të mëngjesit punëtorët teknik evitun rrjedhjen nga rrjeti i ujësjellësit në rrugën “Bajram Llovca”.
“Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe angazhim për të garantuar një furnizim cilësor të ujit dhe shërbim sa më të mirë ndaj konsumatorëve. Puna jonë nuk është thjesht një detyrë, por një përkushtim ndaj mirëqenies suaj dhe të ardhmes së mjedisit tone”, thuhet në njoftimin e KRU Hidromorava – Gjilan.