Çmimet “Nobel” për Letërsi – Politike, pjesë e shkëputur nga: “Wall Street Journal”
Ju mund të mos e dini, por i përkisni klubit ku bëjnë pjesë edhe Leo Tolstoy, Henry James, Anton Chekhov, Mark Twain, Henrik Ibsen, Marcel Proust, Joseph Conrad, James Joyce, Thomas Hardy, Jorge Luis Borges dhe Vladimir Nabokov.
Klubi është i Jo-fituesve të Çmimit Nobel për Letërsi, shkruante në një koment në “Wall Street Journal”, shkrimtari Joseph Epstein. Të gjithë këta shkrimtarë të mëdhenjë autentik, të cilët ishin akoma gjallë kur jepej çmimi, nuk e fituan atë, shkruan autori duke shtuar se “mbase është më i mirë klubi ynë i vogël, se sa ai që përbëhet nga ata që kanë fituar “Çmimin Nobel për Letërsi”.
Aty përfshihen anëtarët si Sully Prudhomme, Bjornstjerne Bjornson, Frederic Mistral, Giosue Carducci, Paul Heyse, Carl Spitteler, Grazia Deledda, Herta Muller e Tomas Transtromer.
– A do të jetë bota e letërsisë më e mirë pa Çmimin Nobel në Letërsi?
Sigurisht se as më e keqe nuk do të ishte, meqë dhënia e çmimit nuk po përcakton një standard të vërtetë të prodhimit letrat, dhe as nuk po e rritë prestigjin e vetë letërsisë, theksohet në artikull.
“Unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë për ta eliminuar atë, përveçse për ta bërë qesharak duke ua dhënë njerëzve më pak meritorë sesa ata që e kanë fituar atë në të kaluarën. Një listë e kandidatëve të tillë nuk duhet të jetë shumë e vështirë të hartohet. Një e imja do të dukej me në krye Bob Dylan, Joyce Carol Oates dhe Salman Rushdie. Dyshoj se do të keni ndonjë problem që edhe ju ta hartoni listën tuaj”, shkruan në fund autori Joseph Epstein.
– Hostoriki i çmimit “Nobel” për letërsi (Burimi: Wikipedia)
Shkencëtari suedez, Alfred Nobel në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepeshin, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në këtë fushë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”.
Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë, sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”.
Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi t’u jepej veprave të botuara “në vitin paraprak”, duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë”.
Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe filologjisë në universitete dhe kolegje universitare”.
E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre.
Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve”, si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne.
Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor./TV Gjilani – Xh.V./