Përparim Rama: Unë nuk jam anëtar i LDK-së, jam partner i ngushtë i partisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ai thotë se është partner i ngushtë në LDK.
“Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit, kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së por nuk jam anëtar i kësaj partie, tha ai në Kanal10.
Ai shtoi se janë marrë vesh me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë ndërsa Rama të merret me kryeqytetin. Rama thekson se qytetarët të çmojnë pavarësisht se në çfarë partie je.