Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

 Etno Fest 2023 – Dita|Nata 5-të – Takim me zërin e Arbreshëve të Zarës …
Kulturë Teatër

Etno Fest 2023 – Dita|Nata 5-të – Takim me zërin e Arbreshëve të Zarës …

19 August 2023 0 Comment 12 min read

AA

Etno Fest 2023

Dita|Nata 5 – të

Takim me zërin e Arbreshëve të Zarës, dashurinë e Antigonës dhembjen për Antigonat dhe shpirtin e muzikës

Shkruan: Agron Gërguri, dramaturg

Etno Kulturë

U prezantuan Nick Mazrekaj me projektin muzikor “Kasheme”, dhe rapsodët Bajram Baja këndoj për Mujën e Halilin të cilen aktorja Sheqerie Buçaj e ilustrojë me një performansë në temën e këngës.

Pastaj me lahutë Nazmi Hajdari u prezantus me këngë epike ‘Ajkuna e qanë Omerin” derisa Nik Mazrekaj në prapavi e ambientonte me muzikë shpirtnore e ambintonte temën e këngës.

Etno Teatër

Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë u prezantua me tragjedinë “Antigonat” nga Sofokliu dhe Jan Anouilh, Regjisor: Erson Zymberi, dramaturg Jeton Neziraj

“Antigonat”, një lexim regjisorial kreativ i dramatizimit të Jeton Nezirajt si formë, përmbajtësisht e thelluar në zbërthimin e marrëdhënieve të Antigonës me vëllezërit Polnikun dhe Eteoklin, vdekja e të cilëve e vë në sprovë moralin dhe besnikrinë në raportet komplekse me Kreonin, me të dashurin Emonin dhe me motren Ismenen. Por regjisori (bazuar në indicien e dramaturgut) shkon tutje dhe i vë besnikrisë së Antigones Ismenen testin e besueshmërisë së veprimeve të saj ndaj urdhërit të Kreonit duke e nxjerr motren të afert me Emonin dhe se këtu mbase e kërkon origjinën e veprimeve të Antigonës. Nga dyshimi “ndoshta” shkaku i këtij zhgënjimi se motra po ia merr të dashurinë apo se i dashuri po e tradhton me motren, ajo motivohet dhe ndërmerrë hapa radikal, duke ikur nga e vërteta emocionale rrëshqet në fatalitet tragjik. Megjithatë sado ngjallë dilema Antigona mbetet ajo e Sofokliut besnike e parimit moral dhe dashurisë në raport me vëllain, të cilin Kreoni e shpalli tradhtar dhe urdhëroi ta lënë mbi dhe që ta hanë qentë ndërsa ajo e varros edhe pse e di pasojen. Akti tragjik i flijimit pastaj bëhet i konvertueshëm në Antigonat kosovare emrat e të cilave u afishuan në murin ku ajo varroset e gjallë. Kreoni i mbetet besnik veprimit autokrat edhe pse nusen e djalit Antigonen vesh me vellon e nusërisë ate në vend se me Emonin e marton me vdekjen.

Unë kam lindur të dashuroj është klithma e përjetimit absolut të lirisë mesazhon Antigona.

E kur hapet porta e varrit të Antigones del tryeza e shtruar për të munguarit, të vrarë e të pagjetur si pasojë tragjike e luftës në Kosovë skenë të cilen në fund spektatorët e vizituan si një muze i dhembjes në kujtesen tonë kolektive.

Regjisura dhe interpretimi

Trajtimi skenik ishte modern me përdorimin e idiomave teatrore të cilat e shkurtojnë procesin e të ndodhurës duke kondenzuar veprimet.

Interprerimi shquhej per lojë kolektive ku Myrvete Kurtishi mbante atmosferën e tragjikes derisa Vlora Dervishi (Antigona) energjinë, ekspresivitetin dhe emocionin ndërkaq Bujar Ahmeti Kreonin e tij e kishte ndërtuar me amplituda që përthyeshin me dikson të pastër derisa me veprime fizike vizuelizonte karakterin kompleks të Kreontit të cilin e solli jo stereotip tirani por njeri me dilema që ka elemente autokrate të veprimit të cilat ia ushqen pushteti por edhe anën njerëzore të cilen e shfaq herë pas herë por megjithatë autokrati brenda e dominon marrëdhënien e tij me të tjerët.

Edhe aktorët Vlora Dervishi, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Arbies Komoni, Altina Kusari, kishin latuar mirë personazhet që luanin.

Skenografia, muzika dhe ndriçimi ishin integruar mirë në rrëfimin skenik.

Etnokulturë

Nga Zara | Kroaci zbarkuan në Etno Fest “Dina e Mel” me këngë të vjetra arbëreshe Një trajtim i gjenezës së përkatësisë, në interpretim të këngëtares Dina dhe kitaristes Mel, të këngëve të vjetra arbëreshe të Zarës dhe të Arbreshëve të Kalabrisë që përveçse prekinin etnosin shquheshin për interpretim brilant

Ishte jashtëzakonisht mbresëlënëse e gjithësesi e dëshiruar pjesëmarrja e grupit “Dina e Mel” nga Zara e Krocisë aty ku etnosi mbijeton qindra vjetë aq sa ndjesor pikëtakimi me Etno Fest-in ku po ndërtohet infrastruktura përveç se fizike po aq edhe shpirtnore dhe po ringjallet etnosi që materializon dëshminë me ADN-në e përkatësisë.

Me që ishte prezent Etno Festin e përshendeti edhe Milenko Ŝpilek, zv. Ambasador, poet i cili në qershor ka nxjerr librin “Qyteti i shpirtërave” “Grad duŝa” në gjuhën shqipe dhe kroate. Me këtë rast ai u angazhua për thellimin e miqësisë midis dy popujve, përmes kulturës duke shprehur admirim për ate që gjeti këtu në Etno Fest.

ETNO NEJA

Nick Mazrekaj “Kasheme”, Zurich, e përmbylli natën e pestë me muzikë shpitërore e cila sikur rimbursonte energjin e shfrytëzuar gjatë ditës. Aq më tepër me deshiren e pjesëmarrësve në Etno nej Mazreku përzgjodhi edhe muzikë ritmike e cila ndezi motorët e vallëzimit deri në orët e vona.

Ejan në Etno Fest ku vlerat e tradites përqafohen me të sotmen e dëshiruar!

+4

Share This:

Tags: Arbreshet e Zares Etno fest 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat

21 June 2025
Futboll

LAJMI I FUNDIT/ Milani arrin marrëveshje me

21 June 2025
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
RELATED Stories for you
Arte Pamore Arte tjera Film Kulturë Letërsi Muzikë Teatër

Etno Fest edicioni i XIII-të – Liria,

20 August 2023

Etno Fest edicioni i XIII-të – Liria. Nata e shtatë, 19 gusht 2023 Gjatë

Arte tjera Kulturë Muzikë Teatër

Etno fest 2023 – Dita| nata e

17 August 2023

T’tharmi i tradicionales tek modernia Shkruan: Agron Gërguri, dramaturg Etno kulturë Veshjet dhe riti

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.