Wednesday 5 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

 Dokumentari i ‘National Geographic’, Rita lëshohet nga 4,500 metra: O Zot, ishte e mahnitshme
Lajme

Dokumentari i ‘National Geographic’, Rita lëshohet nga 4,500 metra: O Zot, ishte e mahnitshme

14 August 2023 0 Comment 6 min read

AA

Rita Ora bërtiti ndërsa bëri një hedhje të frikshme me parashutë nga një lartësi prej 4,500 metrash gjatë një shfaqje të re aventureske.

Këngëtarja 32 vjeçe, është një nga yjet që merr pjesë në episodin “Running Wild with Bear Grylls: The Challenge”, që do të shfaqet premierë të dielën mbrëma në National Geographic.

Episodi i Ritës shfaqë aventurierin Bear, 49 vjeç, duke e çuar Ritën në Luginën e Zjarrit në Nevada për ta sfiduar atë në hedhje nga qielli, shkruan DailyMail.

Videot “trailer” të episodit tregojnë Ritën që duket e dërrmuar teksa fluturon në ajër pas një udhëtimi me aeroplan.

Përpara kërcimit, Bear e paralajmëron: “Do të jetë ftohtë, do të jemi lart, do të jemi në 4,000 metra mbi tokë, është minus 25 gradë atje lart”.

Dhe Rita e tmerruar më pas përgjigjet: “O Zot!”.

Më pas ajo merr rrugën me nervozizëm në skajin e avionit përpara se të zhytet me një instruktor të lidhur në pjesën e pasme të saj.

Pamjet tregojnë se ajo shpërthen në një buzëqeshje ndërsa shikonte pamjet poshtë saj përpara se të hidhej.

Pasi zbarkoi dhe u ribashkua me Bear-in, ajo i thotë: “Sapo dola menjëherë! Ishte e mahnitshme!”, para se t’i thoshte: “Bravo Rita!”.

Bear e mëson gjithashtu se si të lundrojë në terrene të panjohura, të ngjitet në shkëmb, të gjejë ujë dhe të bëjë një darkë mbi një zjarr kampi ndërsa ai e përgatit atë për të fituar nxjerrjen e saj në ditën e dytë.

Russell Brand dhe Benedict Cumberbatch janë ndër yjet e tjerë që marrin pjesë në këtë serial dokumentar me Bear.

Kjo vjen pak kohë pasi në fillim të kësaj jave Rita zbuloi gjatë një interviste se bashkëshorti i saj Taika Waititi ishte forca shtytëse pas albumit të saj të ri, “You & I”.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop tha për The Sydney Morning Herald këtë fundjavë se bashkëshorti i saj regjisor nxori në pah kreativitetin e saj dhe e inkurajoi atë të përfshihej më shumë në procesin e kompozimit të këngëve dhe shkrimit të teksteve.

“Doja të tregoja një histori të gjetjes së dashurisë, por shkoi më thellë se kaq, sepse për të gjetur dashurinë, duhet të gjesh kush je, çfarë të bën të lumtur”, tha ajo.

Rita ishte aq e përqendruar në album, saqë u kthye në studio mëngjesin e parë pas dasmës së saj.

“Kisha rezervuar një seancë incizimi me një producent, dhe nuk doja ta anuloja”, thotë ajo.

“I thashë: ‘Jam pak e lodhur pasi u martova dje’. Kështu ne kompozuam një këngë dasme. Fakti që truri im ishte pak i mjegulluar, funksionoi në favorin tim. Nuk kishte asnjë gjykim. Unë isha në moment të mirë”.

“Kënga e dasmës” – titulli i albumit “You & I” – është frymëzuar nga muzika e lëshuar në dasmën e çiftit.

Rita dhe Taika u martuan në shtëpinë e saj në Los Angeles në gusht të vitit 2022 dhe për fustanin e saj të nusërisë u kujdes stilisti me famë botërore, Tom Ford.

Çifti u martuan në një ceremoni të improvizuar që e planifikuan për vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm.

Rita dhe Taika filluan lidhjen e tyre në mars të vitit 2021, përpara se të bënin publike romancën e tyre në gusht të atij viti.

Ata u njohën gjatë qëndrimit të Ritës në Australi, për spektaklin “The Voice Australia”, ku ajo është e angazhuar si anëtare e jurisë.

Share This:

Tags: Daily Mail NAtional Geographic Rita Ora
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake

13 September 2025

Hitet e artistes shqiptare do të jehojnë në resortin e skijimit Ischgl. Koncerti do

Kulturë Muzikë

Rita Ora sjell këngën e re “Joy”

9 August 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të

Kuriozitete Lajme

Burri me inteligjencën më të lartë në

24 December 2024

“Çfarë ndodh kur ne vdesim” është një pyetje që trazon prej shekujsh racën njerëzore,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.