Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

Ushtarë të Gardës së Idahos kthehen në SHBA nga misioni gati njëvjeçar në Kosovë, familjarët

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Njeriu i ditëve të rrezikshme e të ndritshme
Lajme Teatër

Njeriu i ditëve të rrezikshme e të ndritshme

3 August 2023 0 Comment 6 min read

AA

Dramatisti e editori, i cili nuk ndalej as në vitet e pushtimit së shkruari e së botuari drama e publicistikë me motive e tema të guximshme, pedagogu, regjisori e dramaturgu i shekullit të shkuar e i shekullit tonë, është emër e figurë të cilën nuk ka nevojë posaçërisht për ta prezantuar. Sepse Haqif Mulliqi, me jetën, me opusin e me praninë e tij artistike, akademike e publike, zë vend të shquar në skenën e kulturës shqiptare

Nga Pr. Dr. Besim Rexhaj

Haqif Mulliqi, njeriu të cilin e kam njohur më shumë se tre dhjetëvjetësha, njeriu të cilin e kam njohur nga afër si bashkëpjesëmarrës në grevën e urisë të vitit 1993, publicisti i guximshëm i ditëve të rezistencës ndaj pushtimit të Kosovës në vitet ‘90, njeriu i ditëve të rrezikshme e të ndritshme të viteve të luftës 1998/9 kur luftën e raportonte, jo nga redaksia e nga Prishtina, por nga vendi i ngjarjes, dramatisti e editori, i cili nuk ndalej as në vitet e pushtimit së shkruari e së botuari drama e publicistikë me motive e tema të guximshme, pedagogu, regjisori e dramaturgu i shekullit të shkuar e i shekullit tonë, është emër e figurë të cilën nuk ka nevojë posaçërisht për ta prezantuar.

Sepse ai, me jetën, me opusin e me praninë e tij artistike, akademike e publike, zë vend të shquar në skenën e kulturës shqiptare. Ajo që nuk mund të mos e them tash është se ai, sado la shumë punë e vepra pas vetes, iku para kohe, iku në moshën kur përvojën jetësore, pedagogjike e krijuese po e sintetizonte dhe po e artikulonte në format më të pjekura të saj! Ajo të cilën dua ta them këtu është se Haqif Mulliqi, megjithëse i goditur vite e vite nga një gjendje e rënduar shëndetësore, asnjëherë nuk u dorëzua: përkundrazi, me energjinë e tij krijuese, edhe këto vitet e fundit, nga viti në viti, nxori drama, komedi, tragjikomedi, studime e punime monografike, si në fushë të studimit të dramës kombëtare, ashtu edhe në fushë të studimit të dramës së përbotshme.

Ne që e njihnim nga afër dhe që ndanim me të si miq e kolegë edhe pjesë kohe të përditshmërisë akademike, e dimë se si ai e luftonte lëngatën dhe rezultatin final të saj – vdekjen, se si e shpotiste e i bënte lak asaj, sa herë ajo u afrohej dyerve të jetës së tij. Dhe, kur ke parasysh këto zhvillime shëndetësore, kur ke parasysh, në të njëjtën kohë, gjithë atë numër të madh veprash të botuara edhe në këtë dhjetëvjetëshin e fundit, nuk ka si të mos kujtohet mendimtari e esteti francez, Pikoni, i cili shekuj më parë thoshte se “Kreacioni është mohim i vdekjes”. Nëse dikush e ka mohuar lëngatën dhe vdekjen me punën, me angazhimin e me krijimet e veta, atëherë ai është Haqif Mulliqi.

Nuk mund të mos kujtohet studimi i tij monografik “Teatri, drama dhe identiteti kulturor në Kosovë”, një monografi e rrallë në kulturën shqiptare; nuk mund të harrohen monografitë voluminoze për Ibzenin e madh, për Strindbergun e veçantë, të botuara njëra pas tjetrës, pikërisht në kohën kur lëngata po ia prekte rëndshëm trupin e tij, po jo edhe shpirtin; nuk mund të mos rikujtosh faktin se, siç është dëshmuar edhe me studime statistikore, ai është autori me numrin më të madh të veprave dramatike të botuara në kulturën shqiptare dhe, po kështu, është një nga autorët, dramaturgjia e të cilit është ribotuar radhazi, jo një herë e dy, po më shumë herë. Haqif Mulliqi, njeriu i festivaleve kombëtare e ndërkombëtare, njeriu i dramave të përkthyera në gjuhë të huaja, autori i më shumë se 25 dramave të inskenuara, së këndejmi, përfaqëson një figurë emblematike. Studiuesi i veprës së tij, kur është fjala për opusin e tij dramatik, e ka të vështirë posaçërisht të veçojë ndonjërën, por nuk mund të mos rikujtoj sot dhe këtu disa nga kryeveprat e tij: “Parfumerinë”, “Katër epoletat”, “Kosovars”, “Trenat”, “Një varr për majorin e mbretit”, “Përralla klaustrofobike”, “Si e mposhta Musolinin” e të tjera drama.

Sot nuk është posaçërisht dita kur duhet të fokusohemi në dimensione të kësaj natyre, por po ia lejoj vetes të theksoj disa nga këto aspekte me idenë që të vë në spikamë profilin e veçantë krijues, karakterin origjinal, zërin e tij të artikuluar artistik edhe atëherë kur kushtet shëndetësore nuk e favorizonin frymëzimin krijues, punën krijuese! Por Haqifi, artisti, dramaturgu, krijuesi, duke e shpërfillur lëngatën, si një Feniks i llojit të vet, ngjallte e ringjallte energjitë e tij krijuese dhe nuk stepej para sëmundjes. Në fund, sado ajo e mori, lufta e tij me te ishte një luftë prej Titani, një luftë gjatë së cilës lindën, u poqën e u shkruan një numër i madh i veprave të rëndësishme për artin, për dramaturgjinë e kulturën shqiptare, të cilat këtij krijuesi ia sigurojnë një vend të denjë në historinë tonë kulturore. E kjo do të thotë se sot, kur i japim lamtumirën njeriut, artistit, profesorit, mikut tonë, ne këtë ia themi vetëm trupit të tij, sepse shpirti i tij vazhdon të jetojë në dhe me veprën e tij, prej nga na vijnë mesazhe të artikuluara bukur për jetën!

E paharruar qoftë vepra e tij për jetë e mot!

Fjalë e lexuar në mbledhjen komemorative për Haqif Mulliqin, e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 27 korrik 2023

Share This:

Tags: Besim Rexhaj
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
Lajme

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga

20 June 2025
Lajme

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh

20 June 2025
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është

20 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.