Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Gjilan, 28 korrik 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28. 07. 2023 rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pa shpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendin i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Të gjithë personat të cilët kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurte janë evakuuar
Nga ana e zyrtarëve policor është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes ndërsa mjeti i pa shpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa as një pasoj nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës..
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit është regjistruar rasti ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor rajonal.