Gjilani përfitues i një autofshese
Sot, me një ceremonie të mbajtur në Hajvali, është bërë pranim-dorëzimi i auto fshesave për gjashtë komunat përfituese të Grantit të Performancës Komunale-Mjedis i Pastër.
Edhe Komuna e Gjilanit është përfituese e këtij granti sikurse komunat: Lipjani Vitia, Gjakova, Vushtrria dhe Obiliqi.
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka konfirmuar se edhe kjo komunë pranoi autofshesë për mirëmbajtjen e qytetit, si donacion nga Granti i Performancës komunale për mjedis të pastër.
“Kjo pajisje do të shërbejë për të ofruar një ambient sa më të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Kryetari Hyseni.