Parashikimi i motit për të dielën, 23 korrik 2023
Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasdites pritet të depërtojë një front stacionar, i cili do të krijojë vranësira konvektive, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa të forta elektrike.
Si pasojë e nxehtësisë, këshillohet kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë fillimisht drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë pasdites pritet të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80 km/h! Parashihen edhe dëme materiale.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 36°C. Gjatë kohës me të reshura apo kalimit të frontit, temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme. Më pak i ndikuar nga ky front do të jetë kryesisht pjesa jugore dhe jugperëndimore.
Burimi i lajmit: /MeteoKosova/