Wednesday 21 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Milazim Leci

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi

MAShTI hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS MË 24 TETOR NË GJILAN

Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet, profesionalizëm dhe forcim të llogaridhënies nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria

GJIMNAZI “ZENEL HAJDINI” KAMPION I GJILANIT DHE I REGJIONIT TË ANAMORAVËS NË HENDBOLL

KEINTI nën drejtimin e Arben Mustafës mbajti takim, mori pjesë edhe deputetja Liza Gashi nga

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta Remzi Isufi, zyrtar financiar me kontribut shumëvjeçar në Drejtorinë

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

 Lutfi Haziri zgjidhet kryetar i degës së LDK-së edhe për një mandat 4 vjecar
Lajme

Lutfi Haziri zgjidhet kryetar i degës së LDK-së edhe për një mandat 4 vjecar

8 July 2023 0 Comment 5 min read

AA

Kuvendi i X-të i degës së LDK-së në Gjilan ka përfunduar zgjedhjet e brendshme në të cilin Lutfi Haziri, ish kryetar, është rizgjedhur edhe për një mandat 4 vjecar për të udhëhequr strukturën e këtij subjekti në Gjilan.


I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kreu i LDK-së bashkë me anëtaren e kryesisë në nivel qëndrorë, Doarsa Kica Xhelili, për c’gjë Haziri ëhstë shprehur falënderus, sikurse që vlerësuar lart punimet e kuvendeve nëpër nëndegë.


“Sot nga Kuvendi XII i Degës, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin X të LDK-së, mora besimin e të gjithë delegatëve për udhëheqjen e Degës në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme, sikurse edhe Kryesia e re. Ky Kuvend madhështor e solemn vjen pas kuvendeve të 41 nëndëgeve, në të cilat morën pjesë 3140 anëtarë, ndërkaq nga java e ardhshme do të konstituohen edhe organet e reja, përfshirë katër sekretariatet dhe 11 komisionet profesionale, të cilat do t’i kenë afro 200 profesionistë të jashtëzakonshëm”, ka nënvuzar Haziri.


“E falënderoj shumë për prezencën dhe mbështetjen, kryetarin e LDK-së, mikun tim, Lumir Abdixhiku, i cili përçoi mesazhin e madh se këtë ditë duhet ta shohim, jo si fund të procesit angazhues, por përkundrazi, si një ditë fillestare të angazhimit tonë kolektiv, që nis në Gjilan e Anamoravë dhe vazhdon në çdo cep të Kosovës, për të rikthyer dinjitetin e Republikës së Kosovës, në shpëtimin e madh kombëtar që na pret”, ka vijuar Haziri.


“Ju faleminderit të gjithëve për besimin e dhënë, burrave e grave, të rinjve e të rejave, veprimtarëve e aktivistëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës së UÇK-së, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj meje dhe LDK-së. Do të punojmë edhe më fort që zotimet tona politike e programore t’i bëjmë detyra të përditshme në këtë pjesë të Kosovës dhe kudo që jemi bashkë në punë. Synim yni është që rreshtin e gjatë të bashkëpunëtorëve e bashkëveprimtarëve, ta shtojmë e të mobilizohemi edhe më shumë”, ka shkruar më tej i pari i degës së LDK-së në Gjilan.


Përveç ruajtjes së lirisë, pavarësisë e demokracisë së Kosovës, LDK i ka po aq të barasvlefshme marrëdhëniet speciale dhe të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shtuar Haziri, duke potencuar rëndësinë e fokusit të aktiviteteve në nivelin lokal, në funksion të rritjes së besimit qytetarë.


“Është detyrë dhe mision, po ashtu, që në rrafshin e buxhetit lokal të fokusohemi në problemet lokale, ta rrisim besimin se me rikthimin e LDK-së do ta zhvillojmë programin për familjet gjilanase e programet tjera zhvillimore. Është fatkeqësi e madhe që të gjitha programet për familjen e ato infrastrukturore për Gjilanin, pushteti aktual në nivel lokal dhe qendror, i ka stagnuar, i ka degraduar e stërkequr, duke mbetur aty ku i kemi lënë ne si LDK. Mund t’i vonojnë por kurrë s’mund t’i ndalni sepse kemi punuar shumë që t’i bindim qeveritë mike dhe organizatat e fuqishme financiare ndërkombëtare”, ka theksuar ne fund ai duke nënvizuar se Kryesia e re, me mandat dhe strukturë të votuar, merr mbi vete misionin e rikthimit të madh të LDK-së në Gjilan, për të vazhduar në tërë Kosovën, ngase sipas tij, “Gjilani meriton më shumë dhe më mirë!”

Share This:

Tags: Gjilani Lutfi HAziri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Milazim

20 October 2026
Lajme

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin

20 October 2026
Champions League

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen ndaj Slavia

20 October 2026
Lajme

MAShTI hap konkurset për bursa të doktoratës

20 October 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës

24 May 2026

SC Gjilani ka marrë fitore të rëndësishme në derbin e Anamoravës përballë FC Drita,

Lajme

Universitetit Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi

19 May 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Arel të

Lajme

Delegacioni i Gjilanit në vizitë zyrtare në

19 May 2026

Një delegacion nga Gjilan po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.