Boksieri Haxhi Robin Krasniqi, e cilëson duel histroik në trojet shqiptare meçin e tij ndaj Nadjib Muhammed më 5 gusht
Boksieri me origjinë nga Kosova, Robin Krasniqi, përmes rrjeteve sociale ka ftuar aderuesit e boksit që të sigurojnë sa më parë biletat për meçin e paraparë të mbahet më 5 gusht, të cilin e vlerëson si më të madhin të mbajtur në trojet shqiptare, madje historik, pasi sipas tij, një meç i përmasave të tilla dhe i rëndësisë së atij niveli, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në hapësirën mbarëshqiptare!
Ai ka njoftuar se meçi parashihet të zgjasë 12 raunde, nëse nuk ndërpritet para kohe për shkak të ndonjë nokauti eventual të ndonjërit nga boksierët, ndërsa thekson se është i vlefshëm për titull ëBC Silver në kategorinë gjysmë të rëdë.
Postimi i plotë:
Robin Krasniqi vs. Nadjib Mohammedi: ky do të jetë dueli i shekullit në Trojet Shqiptare. Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në Trojet Shqiptare duel më të madhë nuk kemi patur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 GUSHT 2023 në stadiumin Fadil Vokrri:
Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin ëBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë!