Itali: Mbajti 15 vjet burg, shqiptari shpallet i pafajshëm
Një shqiptar është shpallur i pafajshëm nga gjykata në Itali. Ai mbajti 15 vjet burgim, i akuzuar për trafikim të drogës.
Shqiptari ishte arrestuar nga Guardia di Finanza në shtator të vitit 2008-të. Sipas mediave italiane, bashkë me 41-vjeçarin janë arrestuar edhe tre bashkatdhetar.
Shqiptari ishte akuzuar për shpërndarjen e 12 kilogramëve kokainë. Seanca gjyqësore u mbajt në Rimmini, ku edhe u shqyrtua rasti. Ai më në fund u shpall i pafajshëm nga ana e gjykatës, pas një dekadë e gjysmë.