Monday 22 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një thesar kombëtar – trashëgimia e tij artistike do

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚 𝐧ë 𝐝𝐞𝐛𝐚𝐭

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla të reja për vizitat

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Kamenicës

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri – njofton Spitali i Përgjithshëm në Gjilan

E dhimshme: Ndahet nga jeta Rejane Haziri, infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Kandidati i LDK-së: Nuk do të pranoj kurrë që qëllimi të arsyetojë mjetin

Këshilli Drejtues i UKZ-së mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore

 “Do të kemi buxhet tjetër nga Ministria”, Luiza Gega: Jam sportistja më e mirë europiane, ëndërroj medalje në Lojërat Olimpike
Sport

“Do të kemi buxhet tjetër nga Ministria”, Luiza Gega: Jam sportistja më e mirë europiane, ëndërroj medalje në Lojërat Olimpike

28 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Atletja Luiza Gega ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje Skype, ajo foli për garat e fundit ku arriti të triumfonte si dhe për objektivat e saj për të ardhmen.

Gega u ndal gjithashtu dhe tek ulja e buxhetit të atletikës nga ministria e Arsimit dhe Sportit.

“Këtë herë kisha objektiva të reja, kur fitova garën e parë 5000 m, kisha dhe garën e 3000 m. Ne duhet të grumbullojmë pikët maksimale në çdo disiplinë, nga 47 shtete unë kapa kohën më të shpejtë.

Ndjehem pak e lashtë, do të thotë shumë për mua, sepse për një kohë të gjatë kam qenë në elitë. Gara e parë ishte 5000 m, e kisha pak të vështirë të fitoja, por gjërat shkuan shumë mirë. Më interesonte të fitoja për ekipin, ndërsa gara tjetër më interesonte për veten. Nga hera e kaluar që kemi qenë në garë ne arritëm të grumbullojmë 100 pikë më shumë, por kemi shumë mungesa në disiplinat e tjera. Shpresoj që të kalojmë në një divizion më lart. Dua të kemi më shumë sportistë në nivel të lartë, Taulant Stërmasi është shumë i përkushtuar dhe do ti mbështesë shumë, do i ndihmojë të rinjtë dhe sportistët aktualë që janë. Ndoshta dhe unë mund të kontribuoj në të ardhmen. Më shumë se 70% të garës kam garuar vetëm, do të thotë që jam sportistja më e mirë Europiane, jam e kënaqur me arritjet e mia. Nuk jam mësuar të garoj paradite dhe nuk jap më të mirën, por e përballova mirë. Më presin gara të tjera, fokusi i madh është në Kampionatin Botëror.

Sezoni i verës është më i rëndësishëm për sportin e atletikës, por duhet të qëndroj këtu në mal larg familjes dhe shoqërisë. Më duket sikur kam më shumë përgjegjësi, dhe mundohem fort që mos zhgënjej asnjë. Ka momente që them do të doja të jetoja sepse nuk kam shijuar shumë apo të udhëtoj për qejf, por atletikën e dua më shumë se çdo gjë. Pa disiplinë nuk arrihen gjërat, nëse le 1 ditë do më çojë një javë mbrapa dhe nuk mund t’ja lejoj vetes këtë. Mund të dështoj 1 ose 2 gara, por smund të dështoj gjithë vitin. Koha ka qenë e ftohtë dhe nuk më ka lejuar që të stërvitem si duhet. Vitin tjetër janë Lojërat Olimpike dhe do mundohem të jap më të mirën. Ëndërroj dhe po punoj fort për të marrë një medalje, janë të arritshme, çdo është e mundur. Do mundohem fort për tja dalë.

Ulja e buxhetit – Ku janë gjërat për t’u vlerësuar dhe për falënderime do e them gjithmonë, por kur është e kundërta do të reagoj. Por nga ministria na u komunikua që do të ketë dhe një pjesë tjetër e buxhetit. Për momentin jam e kënaqur përsa i përket të ardhurave dhe mundohem fort që t’ua shpërblej me rezultate atyre që më mbështesin”, deklaroi ajo.

Share This:

Tags: Luiza gegga
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Remniku bëhet me fushë moderne sportive

22 September 2025
Lajme

Vdekja e Petrovcit, Kurti: Kosova humbi një

22 September 2025
Lajme

𝐀𝐫𝐛𝐞𝐫 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐣𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐬𝐡ë𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐯𝐚

22 September 2025
Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit vendos rregulla

22 September 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.