Thursday 7 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përlepnica feston: ShFMU “Skënderbeu” shënon Ditën e Shkollës me program madhështor– raporton TV Gjilani

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes sime!”

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun e parë – Dr. Veton Salihi i jep

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

 Barbarët! – Shkruan Kimete Berisha
Lajme

Barbarët! – Shkruan Kimete Berisha

25 June 2023 0 Comment 7 min read

AA

Kur në fillim të këtij viti u bë Mitrovica Jugore det nga vërshimet, në rrugë më ndali një ushtar i FSK-së.

– Kimete, më fal, por të lutem shkruaj,

kjo po ndodh sepse, ti nuk e di: shqiptarët gjuajnë në lum frigoriferë, shporetë, i kanë bllokuar kanalizimet, kanë bllokuar çdo gjë me mbeturina.

– Gjjthë bota neveritet me shqiptarë.

– Shikoje anën jugore dhe anën veriore të Mitrovicës.

Armiq të shqiptarëve po, ama armiq të qytetit jo.

Aty jam rritur, në veri, secili qytetar, secili kalimtar ka qenë roje e luleve dhe pemëve në rrugë.

– Shqiptarët e duan vendin e tyre shumë, ama vetëm duke e bërë pis, duke e dhunuar dhe duke e shkatërruar.

Luftuan për ta çliruar vendin nga armiku i huaj, për ta shkatërruar pastaj vet, sipas qejfit.

– Detin e fëlliqin, e shfrytëzojnë si nevojtore!

– Lumenjtë i kanë shndërru në kontenjerë.

Shko shiko lumin Ibër.

Në të dy anët është i bllokuar nga mbeturinat.

– Të gjithë lumenjtë, pa përjashtim, shfrytëzohen nga shqiptarët për mbeturina.

– I kanë shkatërruar malet. I kanë prerë. I kanë vjedhur.

– E kanē betonizuar tokën e bukës.

S’ka rregull.

Mafia e ndërtimit.

Mafia e kulturës.

Mafia politike.

Giithçka është e mbushur me mbeturina të arkitekturës, mbeturina të kulturës, mbeturina politike.

– I kanë shkatërruar parqet.

Karriget, lodrat, lulet i kanë shkelur dhe nxjerr me rrënjë.

Është mentalitet barbar.

– E kanë shndërruar Drejtësinë në nevojtore.

Nga dënimi i përjetshëm për vrasje, papritmas vrasësi lirohet nga burgu.

– Kosova është parajsë për kriminelët. Kurrë asnjë vrasje nuk është ndriçuar.

– Vjedhin pare në gypat e ujit.

Në gypat e kanalizimit.

Katundet e Kosovës nuk kanë kanalizim.

E politikanët jetojnë në lagje luksoze.

– Vjedhin pare në ilaçe.

Kanë vjedhur pare në maskat e Covidit.

E vjedhin mishin e pacientëve në spital.

– Gjuajnë bërllok nga ballkoni.

E qërojnë pasulin në ballkon e kokrrat e prishta i gjuajnë nga ballkoni.

E gjuajnë bukën bajat nga dritarja.

I prejnë thonjtë të ulur në karriget e sheshit të Prishtinës.

– Nënat këqyrin seriale e trashen, fëmijët i lënë në rrugë t’u bëjnë zullume komshinjëve.

– Kosova është e ndyrë dhe e shkretë. Veç ushtria mund ta çlirojë nga mbeturinat.

P.S. Kryetari i Pejës është një shpicllov klasik,

s’di pse është kryetar dhe s’di pse nuk jep dorëheqje….

por askush nuk e shpëton shqiptarin nga mentaliteti primitiv, nga vetëshkatërrimi.

Share This:

Tags: Kimete Berisha
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte tjera

Hyseni nga Venecia: Gjilani partner, jo spektator

7 May 2026
Lajme

Përlepnica feston: ShFMU “Skënderbeu” shënon Ditën e

7 May 2026
Lajme

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes

6 May 2026
Lajme

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun

6 May 2026
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Kimete Berisha ‘ironizon’ me thonjëza: ‘Pushteti m’i

4 January 2023

Si zakonisht Kimete Berisha, blogere e njohur dhe tejet e ferekuentuar nga masa e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.