Sunday 14 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Lajm i trishtë! – Ndërron jetë i riu Arbnor Emërllahu nga Kamenica

Parashikimi i motit për sot

“President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”, protestohet edhe para Gjykatës Speciale

Xhiro e katërt në Superligë zhvillohet sot, vëmendja në mbrëmje ku përballen Prishtina – Drita

Parashikimi i motit për të dielën, 14 shtator 2025

Rita Ora shfaq koncert në alpet austriake më 29 nëntor

Nesër protesta për drejtësi për ish krerët e UÇK-së në Hagë

Hyseni: Takuam të rinjë e gra, folëm për përfshirje në vendimmarrje, pimë cafe e vizituam

Parashikimi i motit për të shtunën, 13 shtator 2025

“Bashkë për komunat”, “Ma mirë për komunën”, “Kosova përtej”, “Dritë për komunat”, sloganet e partive

 Zyra për të Drejtat e Njeriut në Gjilan: “Qytetarët e Luginës në Gjilan janë të diskrimunar”, u shkelen të drejtat
Lajme

Zyra për të Drejtat e Njeriut në Gjilan: “Qytetarët e Luginës në Gjilan janë të diskrimunar”, u shkelen të drejtat

25 June 2023 0 Comment 7 min read

AA

Zyra për të Drejtat e njeriut me seli në Gjilan, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës, përmes një deklarate publike ka prezantuar të gjetura se qytetarëve nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Komunën e Gjilanit, u janë shkelur të Drejtat e Njeriut në vazhdimësi, nga viti 1999 kur ata në mënyra të ndryshme janë shpërngulur nga vatrat e tyre dhe janë vendosur në vet qytetin e Gjilanit apo në territorin administrativ të kësaj komune.

Çështja më shqetësuese e ngritur nga Udhëheqësi i Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komuniteteve në Gjilan, Ardian Foniqi, është se fëmijët e lindur nga viti 1999 e këtej, nuk kanë arritur të marrin dokumente zyrtare identifikimi në Komunën e Gjilanit. Për pasojë, këta qytetarë nuk arrijnë të punësohen në mungesë të dokumenteve zyrtare, gjegjësisht mungesës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.


Deklarata e Plotë e prezantuar nga z. Foniqi:

Të nderuar qytetarë:

Sot për ditën e të dëbuarve të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Zyra për të Drejtat e Njeriut në kuadër të zyrës së kryetarit, Alban Hyseni, gjatë aktiviteteve tona kemi vërejtur diskriminim mes qytetarëve të cilët jetojnë në komunën tonë.

Shqetësimi ynë është jo barazia mes qytetarëve të Luginës së Preshevës në krahasim me qytetarët të komunës së Gjilanit, sepse diskriminimi i vije në barrë padrejtësisht qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe atë që nga paslufta e deri më tani fatkeqësisht.

Më lejoni t’iu informoj se që nga viti 1999, kemi qytetar të Luginës së Preshevës që në format më brutale të mundshme janë shpërngulur nga vendlindjet e tyre dhe strehim kanë gjetur në komunën tonë dhe më gjerë.

Problematik e veçantë e kësaj natyre është se fëmijët e lindur që nga viti 1999, në komunën tonë, ende nuk posedojnë shtetësi të Republikës së Kosovës edhe pse institucionet shtetërore i’u kanë mundësuar disa të drejta të barabarta me qytetarët e Gjilanit, si mundësia e shkollimit, studimet, dhe diplomimin e tyre, por fatkeqësisht sërish këta qytetar janë të diskriminuar sepse institucionet nuk iua njohin diplomat e tyre, e si rrjedhojë kjo kategori e qytetarëve nuk mund të punësohen edhe përkundër kualifikimeve profesionale në mungesë të shtetësisë, rrjedhimisht në mungesë të letërnjoftimit.

BAZUAR NË UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) Nr. 09/2019 PËR PROCEDURËN DHE KRITERET E LËSHIMIT TË LEJES SË QËNDRIMIT PËR TË HUAJT

Po e citoj, Neni 24 Qëndrimi i përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme

Pika 3. Për tu pajisur me lejë qëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme i huaji duhet të paraqes:

3.1. dokument personal me fotografi (qoftë edhe i skaduar);

Pasi që në Kosovë letërnjoftimi është dokument identiteti dhe pasaporta është dokument udhëtimi.

Propozojmë që certifikata e lindjes me foto të pranohet si dokument personal për të aplikuar për leje qëndrim pasi që këta qytetar nuk posedoj asnjë dokument identifikimi qoftë të lindur edhe në Luginën e Preshevës apo në territorin e Republikës së Kosovës dhe pas plotësimit te kushteve këtyre qytetarëve t’i mundësohet përmes leje qëndrimit të aplikojnë për Shtetësinë e Republikës se Kosovës.

Gjatë aktiviteteve tona, pengese tjetër kemi vërejtur se qytetarët e Luginës së Preshevës, të shtyrë në moshe apo për arsye tjera nuk din shkrim dhe lexim, ku e vështirëson kalimin e testit me shkrim për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, andaj është mirë që testi me shkrim të zëvendësohet me intervistën me gojë nga komisioni profesional përkatës i emëruar nga MPB.

Nga kjo që u tha më lart besojmë se Ministria e Punëve të Brendshëm seriozisht do t’i merr shqetësimet e qytetarëve dhe në bazë të autorizimeve ligjore do të merr hapa konkret në nxjerrjen e vendimeve, ku do t’i mundësohet qytetarëve të Luginës së Preshevës të jenë të barabartë në të gjitha sferat e jetës, si çdo qytetar i Republikës së Kosovës, dhe vetëm në këtë formë nuk do të ketë diskriminim.

Share This:

Tags: Gjilan Lugina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Lajm i trishtë! – Ndërron jetë i

14 September 2025
Lajme

Parashikimi i motit për sot

14 September 2025
Lajme

“President ti ku je, krejt Kosovën këtu

14 September 2025
Lajme

Xhiro e katërt në Superligë zhvillohet sot,

14 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Është pensionuar Skender Hasani, profesor i gjuhës

10 September 2025

Pas më tepër se tri dekada në arsim është pensionuar Skënder Hasani, profesor i

Lajme

Kryetari Alban Hyseni paralajmëron gjilanasit se stadiumi

10 September 2025

Në një posim në rrejte sociale kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka

Lajme

Gjilanasi i ekstraduar në SHBA pranon fajësinë

10 September 2025

Shtetasi kosovar, Liridon Masurica, i cili në maj të këtij viti u ekstradua në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.