Doli nga shtypi numri i ri i revistës kulturore letrare “Metafora”, organ i LKSh-së
Çka përmban revista letrare “METAFORA”, 1-2023. Tema interesante të fushave të ndryshme. Numri i ri i revistës letrare “Metafora”, 1-12023, e LSHK-së sjell materiale interesante nga fusha e letërsisë dhe e kulturës.
Në këtë numër janë botuar tri kumtesa për romanin që po bën jehonë të jashtëzakonshme “Eskadronët e vdekjes” të Bardhyl Mahmutit: “Demaskimi sistematik i barbarisë” (prof. dr. Shyqri Galica), “Një roman emblematik – bazë e mirë për film artistik” (Bedri Halimi) dhe “Kapërcimi nëpër nëntë rrathët e ferrit” (Xheladin Mjeku).
Pastaj është botuar fjala e fundit “Poeti i kombit, Hamit Aliaj” (dr. Mujo Buçpapaj), “Karrigia me një këmbë e letërsisë shqipe” (prof. dr. Agim Vinca), biseda me njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës son, Umberto Eko, “Shkrimi është një akt dashurie”, “Makthi i mbretërisë së ankesave” (Agim Baçi) – për romanin e Zija Çelës, “Banka e ankesave, tregimi “Kambanë kujtimesh” (Sadbere Gagica – Spahia), një fragment i romanit “Eskadronët e vdekjes” (Bardhyl Mahmuti), vështrimi për shfaqjen e monodramës “Dera” të Naser Shatrollit (Agron Gërguri), “Vepra poetike e Lazër Radit” (prof. dr. Salih Bytyçi), “Për ta mbajtur gjallë shpirtin arbëresh” – fjala në përurimin e librit “Gruaja arbëreshe dje, sot, nesër” (Ndue Lazri); “Përbërësit mitikë në dramën moderne “Beselam pse më flijojnë” të Rexhep Qosjes” (prof. dr. Adem Zejnullahu), një tregim antologjik me titull “Kthimi” (Ahmet Qeriqi), “Profili i studiueses Florsha Dado – Një jetë në “përballje” me sfidat letrare” (prof. dr. Ymer Çiraku), kumtesa “Integrimi i rinisë shqiptare në shoqërinë suedeze” (Fetah Bahtiri), “Jeta dramatike e Ernest Heminguejt” (përkthyer nga E. Shtylla), vështrimi i dr. Fadil Greiçefcit, “Çështje të rëndësishme historiko-letrare dhe albanologjike”, vështrimi i Emrije Krosit, “Krijime të entuziazmit estetik” (“Himne providence”, poezi performiste të Durim Çaçës”), tregimi “Plak budalla” i Alberto Moravisë (përthyer nga Zija Vukaj), prof. dr. Hysen Matoshi, “Identiteti i poetit” (për vëllimin “Fijet e humbura” të Rrustem Berishës), vështrimi i Hysen Ibrahimit “Minator në atdhe, minierë në mërgim” (për librin e Fetah Bahtirit “Fejzë Halili…”), vështrimi “Ngjarjet historike si preokupim poetik” – për vëllimin e Mirvete Lekut “Netëve pa yje” (Berat Batiu) dhe shkrimi i Nezir Prokshit “Një libër që duhet shkruar”, shkruan faqja zyrtare e LKSh-së.
Në këtë numër janë botuar poashtu poezi të autorëve të shumtë: A. Paplekaj, H. Aliaj, D. Agolli, R. Sheqiri, H. Hysuka, H. Hyseni, M. Mavraj, B. Hoti, A. Zejnullahu, M. Xhemaili, M. Hoxha, A. Geci, R. Oraca, F. Bruqi, M. Rrapaj, Z. Haliti, Z. Fazliu, E. Avdiu, V. Muça, A. Berisha, B. Buçpapaj, A. Kabashi, R. Kamberi, I. Prokshi, S. Havolli, D. Çaça, H. Morina, H. Zogu, Sh. Prokshi, V. Kozhani, I. Skenderi, I, Gashi, M. Zekaj, B. Avdyli, A. Draga, Xh. Hajdini, I. Krasniqi, R. Bytyçi, Rr. Sadiku, B. Tmava, L. Dervishi, A. Baliaj, M. Torra dhe S. Hyseni, vijon më tej njoftimi në faqen e LKSh-së, rreth përmbajtjes së numri të fundit të revistës “Metafora” që sapo ka dalë nga shtypi.
Në ballinë – fotografia poetit tonë të mirënjohur, Hamit Aliaj, pas numri 1432 me fotot e fëmijëve të gjenocidit serb në Kosovë. Ilustrimet në këtë numër janë të Rr. Galicës, përfundon njoftimi në faqen zyrtare adresuar shkrimtarëve e poetëve anëtarë të LKSh-së si dhe lexuesëve tjerë në përgjithësi, aderues të fjalës së shkruar.