Sunday 29 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 BIA e di kush e vrau Ivanoviqin, publikohen komunikimet e grupeve kriminale
Lajme

BIA e di kush e vrau Ivanoviqin, publikohen komunikimet e grupeve kriminale

7 June 2023 0 Comment 9 min read

AA

Aktakuza e Prokurorisë për Krim të Organizuar kundër policit malazez, Ljuba Miloviq e Daniel Jovanoviq, që punonin në Drejtorinë e Policisë Kriminale, bashkëshortes së tij, Dushica Jovanoviq, e cila ishte e punësuar në Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), si dhe të pandehurit e tjerë, mund të hedhin një dritë krejtësisht të re në rastin e vrasjes së liderit të serbëve nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Përgatitën: Jeton Musliu & Aleksandra Jovanoviq

Kjo mund të çojë drejt asaj se kush është autori i drejtpërdrejtë i likuidimit të politikanit lokal serb, meqë emrat e tyre përmenden në bisedat e përgjuara të aplikacionit Sky.

Prokuroria serbe më parë ka ngritur një aktakuzë kundër Milloviqit, bashkëshortes së Jovanoviqit, si dhe të pandehurve të tjerë me dyshimin se ishin pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte kokainë nga Ekuadori në Evropë.

Organizatori i grupit kriminal ishte Miloviq, dhe aktakuza përshkruan në detaje se si transportohej droga në qytetet evropiane përmes anijeve transoqeanike.

Bashkëshortët e akuzuar nga BIA dhe MPB-ja e Serbisë kanë qenë të afërt me Milloviqin dhe roli i tyre ka qenë një lloj mbështetje logjistike, por edhe ruajtje e parave të marra nga kontrabanda e drogës, raporton RTKlive në gjuhën serbe, duke u mbështetur në raportimet e mediave në Serbi dhe Mal të Zi. Bashkëshortët kishin për detyrë t’i ruanin paratë e Milloviqit, t’i paketonin në thasë me vakum dhe më pas t’i transportonin në Mal të Zi.

Megjithatë, ndoshta gjëja më e rëndësishme që ata bënë ishte nxjerrja e informacionit nga bazat e të dhënave konfidenciale të BIA-s.

“Jovanoviq mblodhi informacione top-sekret në lidhje me hetimet dhe njohuritë operative të disponueshme për anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dhe aktivitetet e grupeve të tjera kriminale në bazat e të dhënave të BIA-s. Më pas ajo ia dorëzoi atë informacion bashkëshortit të saj, Daniel Jovanoviq, dhe ai ia kaloi Ljubo Miloviqit. Që e akuzuara Dushica Jovanoviq i ka kryer detyrat e cekura del nga provat e mbledhura dhe nga përmbajtja e komunikimit që bashkëshorti i saj ka kryer me Miloviqin përmes aplikacionit  Sky”, raporton Nova.rs, transmeton RTKlive në gjuhën serbe.

Sipas Nova.rs, provat kyçe kundër grupit të organizuar kriminal janë marrë përmes aplikacionit Sky, ku i pandehuri i parë, Miloviq, figuronte si “Oficer”.

Veçanërisht e rëndësishme në dosjet e rastit kundër këtij grupi është se përmendet një mesazh lidhur me vrasjen e liderit politik të serbëve nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se deri më sot nuk është përcaktuar se cilët janë drejtuesit dhe cilët janë zbatuesit e drejtpërdrejtë të likuidimit.

Në mesazhet, në përmbajtjen e të cilave Nova.rs ka pasur qasje, që datojnë në vitin 2020, përmendet vrasja e Ivanoviqit. Kështu, më 23 janar 2020, polici i akuzuar Jovanoviq ia dërgoi Milloviqit informacionin e dhënë nga gruaja e tij.

“Vëlla, BIA ka filluar seriozisht të bëjë punë klani Shkajarci. Ata u bënë prioritet. Vëllezërit Matkoviq nga Novi Sadi të cilët furnizohen me mall nga njëfarë Jaka Zaletel nga Sllovenia. Pothuajse të gjithë Shkajarcit   ikën në Slloveni”, i shkruan Jovanoviqi,  Miloviqit.

Më pas ai shtoi si vijon: “I vetmi informacion që shkon tek klani i Kavaçit është se një nga anëtarët e klanit është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.

“Dhe ka një histori se si Dedoviqi (Shkarljaci  i vrarë Igor Dedoviq) donte të merrte vetë udhëheqjen e klanit dhe ndërtoi një ekip rreth tij brenda klanit.”

“Këtë e ka BIA aktualisht”, thuhet në mesazhe.

Nga mesazhet e përgjuara të Sky, mund të konstatohet qartë se BIA ka informacione të caktuara për vrasjen e Ivanoviqit në janar të vitit 2018 dhe kjo nuk është hera e parë që Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë përmendet në kontekstin e vrasjes së një politikani.

Është interesant fakti se vetë Ivanoviq, para vrasjes, i ka raportuar BIA-s njohuritë e tij se kush e kërcënonte, e megjithatë krimi nuk u parandalua dhe as nuk iu caktua mbrojtja.

Edhe pse rasti për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është duke u zhvilluar në gjykatën e Kosovës, informacionet për vetë krimin dhe autorët janë ende të pakta.

Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna në shpinë, para objekteve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara akuzohen për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, ndërsa Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq për shpërdorim detyre.

Në anën tjetër, biznesmenët kontrovers nga Kosova, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq, u akuzuan si drejtues të grupit kriminal përgjegjës për vrasjen e Ivanoviqit. Ndaj tyre, megjithatë, nuk u ngritën akuza, pasi ato nuk janë në dispozicion të organeve të akuzës, pra nuk janë dëgjuar asnjëherë.

Thirrje për linçim

Vetëm pak muaj para vrasjes së Oliver Ivanoviçit në 2018, fillimisht në TV Most, e më pas në Pink, u transmetua një video propagandistike me pagesë, në të cilën Ivanoviq përshkruhet si “një njeri që nuk qan për njerëzit e vrarë, por për makinën e tij”.

Videoja ishte pika kryesore e linçimit mediatik që u publikua për shkak se Ivanoviq vendosi të kandidojë për kryetar të Mitrovicës së Veriut dhe në video, shihet kur në ballin e Ivanoviqit është vendosur një shënjestër.

Informacioni po shqyrtohet

Siç ka shkruar Insajderi pak ditë më parë, Prokuroria për Ludtë ndaj Krimit të Organizuar të Serbisë, është duke i kontrolluar informacionet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe lidhjen me klanin Kavaç. Deri më tani nuk dihet se deri ku ka arritur, si dhe nëse është marrë në pyetje dikush ndërkohë.

Cfarë është klani Shkaljarski?

Emërtuar sipas vendbanimit të Kotorrit Shkaljari në Mal të Zi.  Jovica Jovan Vukotiq dhe Igor Dedoviq konsiderohen si drejtues të “Shkaljaracit”. Ata që nga fillimi kanë qenë të përfshirë në kontrabandë droge, ndërsa janë të lidhur edhe me sekuestrimin e lokaleve, lokaleve afariste dhe kafeneve nga njerëzit e afërt të Darko Shariqit.

Cfarë është klani Kavaçki?

Emërtuar sipas vendbanimit të Kotorrit Kavaç në Mal të Zi. Slobodan Kašćelan dhe Radoje Zvicer konsiderohen liderë.  Ata merren me aktivitete të ndryshme kriminale – shitje droge, përvetësim, vjedhje automjetesh dhe armësh, vrasje.

Share This:

Tags: Oliver Ivanoviç
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.