Saturday 4 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Çmimi i bitcoin u rrit ndjeshëm sot, duke iu afruar nivelit të tij rekord

Samiti Brdo-Brijuni mbledh ballkanasit të hënën në Durrës

Trumpi i jep urdhër Izraelit që ta ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës

Parashikimi i motit për të shtunën, 04.10.2025

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan, diskuton problemet me të ciat përballet

Arbr Ismajli – Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra

LVV Gjilan, prezanton aktivitetet ditore – takimet me banorët e fshatarve Bresalc, Verbicë, Ponesh, Gadish,

Telegram ngushëllimi nga PDK dega Gjilan, me rastin e vdekjes së Pajazit Zymberit nga Uglari

Policia e Gjilanit me 1430 gjoba dhe 28 aksidente të hetuara në një javë

Takim gjeneralësh, Jashari pret Shefin e Mbrojtjes së Turqisë – diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

 Sanksionet amerikane ndaj Qeverisë – Murati: Nuk jam në dijeni
Lajme

Sanksionet amerikane ndaj Qeverisë – Murati: Nuk jam në dijeni

7 June 2023 0 Comment 6 min read

AA

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se se nuk është në dijeni për ndonjë listë të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, kur u pyet për raportimet se ShBA dhe BE janë duke konsideruar dy faza me masa ndaj Kosovës nëse nuk u bindet kërkesave të tyre për shtensionim të situatës në veri, përfshirë sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Murati pohoi se nëse veç do të diskutohej për sanksione, atëherë do të diskutohej për sanksione që do të duhej t’i vendoseshin Serbisë, për siç ka thënë shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve.

Tutje, ai ka shtuar se ligjshmëria duhet të mbizotëroj në gjithë vendin.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë listë të tillë dhe nuk mund të përgjigjem për këtë çështje, pikat që duhet të pajtohemi të gjithë është që ligjshmëria të mbizotëroj në të gjithë vendin”.

“Nëse veç do të diskutohej për sanksione të mundshme, do të diskutohej se çfarë sanksionesh do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si palë, duke filluar nga kjo e fundit, marrëveshja e nënshkruar apo e dakorduar në Ohër, të cilën pala serbe refuzoi ta nënshkruante dhe shkeljet flagrante që ka bërë në vazhdimësi, duke filluar nga votimi kundër dhe lobimi për të votuar kundër shtetet e tjera, për ecjen përpara në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra konsideroj se çka do të duhej të na brengoste, është se çka do të duhej, ose cilat sanksione duhet t’i vendoseshin shtetit serb”.

Faza e parë e sanksioneve do të parashihte ngrirje të fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e pranimit në Këshill të Evropës, fondet e SHBA-së dhe projekte të tjera të perëndimorëve.

Faza e dytë do të parashihte që aleatët e Kosovës të ndërmarrin qasje pasive ndaj fushatës së Serbisë për çnjohje, si dhe riorganizim të pranisë ushtarake ndërkombëtare e reduktim serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtim të Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Po ashtu është paralajmëruar se mund të ketë sanksione ndaj Kurtit e Sveçlës. Të dy mund të shpallen “non-grata me arsyetimin se janë kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Në dokument thuhet se “komuniteti transatlantik ka një nevojë jetike për të mos lejuar një qendër krize prapa linjave të kontaktit me Rusinë… Me nisjen e planit franko-gjerman, ekzistonte bindja se do të lindnin probleme me palën serbe, si një anë kokëfortë dhe jokonstruktive.”

Aty thuhet po ashtu se “askush nuk priste që Qeveria e Kosovës do të ishte ajo, që me veprimet e veta, do të promovonte pasiguri e do të nxiste krizë dhe konflikte”.

Sipas tekstit, komuniteti perëndimor ka humbur durimin dhe kërkon “përgjigje të qartë nga Qeveria e Kosovës, nëse është apo jo partnere e bashkësisë transatlantike”.

Aty thuhet se të qenit partner nënkupton përmbushje e pakusht e të gjitha obligimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”.

Dokumenti ka kritikuar Qeverinë dhe opozitën. “Kanë dështuar të kuptojnë thellësisht seriozitetin e situatës dhe rrezikun real për Kosovën”, thuhet në të, sipas “Euronews Albania”. Për opozitën është kërkuar qëndrim i qartë dhe deklarativ nëse është apo jo për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në dialog. “Fakti që opozita nuk e bën këtë nxit mosbesim dhe oportunizëm”, thuhet në dokument.

Në fund të tekstit thuhet se “nëse Kosova dështon t’i përmbushë obligimet, e rrezikon të ardhmen e vet”.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë se “nuk komentojnë rrjedhjet e tilla e në veçanti ato që thuhet se janë dokumente të supozuara të një vendi të tretë në lidhje me veprimet e supozuara të BE-së”.

Share This:

Tags: Hekuran Murati
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Çmimi i bitcoin u rrit ndjeshëm sot,

4 October 2025
Lajme

Samiti Brdo-Brijuni mbledh ballkanasit të hënën në

4 October 2025
Lajme

Trumpi i jep urdhër Izraelit që ta

4 October 2025
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 04.10.2025

4 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Hekuran Murati merr 57 vota, dështon sërish

22 August 2025

Hekuran Murati ka dështuar të zgjidhet Kryeparlamentar. Emri i tij u propozua pavarësisht se

Lajme

Murati: Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt

2 August 2025

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, thotë se qarkullimi i bizneseve për 6

Lajme

Murati, Ramës: Të votojë LDK-ja konstituimin e

8 July 2025

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.