Saturday 28 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë

Edhe pas një ore, liderët politikë ende në takim të mbyllur për ta zgjidhur bllokadën

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale” – Intervistë me bashkatdhetaren nga Gjilani në Londër,

Kryesia e KF Kika qëndron në Zvicër, merr përkrahjen e bashkatdhetarëve Hogoshtas për klubin e

Kryetari Haliti në vizitë te banorët e prekur nga breshëri dhe furtuna

Gjilan: “Vdekje e dyshimtë!” – Policia: “Rasti është duke u hetuar”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka formuar komisionin komunal për evidentimin e dëmeve

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Shënohet sot festa e Vidovdanit, Policia me apel: Shmangni provokimet

 Ismail Kadare në Kosovë kurorëzon veprën e vet letrare
Kulturë Lajme

Ismail Kadare në Kosovë kurorëzon veprën e vet letrare

1 June 2023 0 Comment 9 min read

AA

Është i ftuar nderi i edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Prishtinë dhe vjen me botimin e kompletit të veprave të tij, por ardhja e Ismail Kadaresë ka edhe tjetër qëllim tok me simbolika.

Është Kosova që ia botoi e para kompletin e veprave këtu e 43 vjet më parë, përderisa lidhja me Panairin është e kahershme, kur qe i ftuar nderi edhe në edicionin e të parit Panair të Librit në Kosovën e lirë, në nëntorin e vitit 1999, bashkë me Dritëro Agollin, tashmë i ndjerë. Sivjet i ftuar nderi është edhe Rexhep Qosja.

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, është i ftuari i nderit i edicionit të sivjetmë të Panairit të Librit në Prishtinë. Por ardhja e tij ka edhe një qëllim: në kuadër të panairit të librit “Prishtina 2023”, Kadare do të promovojë ekskluzivisht edhe kompletin më të ri të krijimtarisë së tij. Edhe kjo ka një simbolikë dhe lidhet me Kosovën.

Ai pritet të qëndrojë në Prishtinë tri ditë dhe do të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh e takimesh me emra të shquar të jetës kulturore shqipe.

Lajmi për ardhjen e më të madhit shkrimtar të letërsisë shqipe – fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare – që më 1996 u bë anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë e më 1992 u vlerësua me “Prix Mondial Cino Del Duca”, më 2005 me çmimin “Man Booker International Prize”, më 2009 “Princi Asturias” e më 2016 presidenti francez ia dha titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” – e ka bërë të ditur botuesi i veprave të Kadaresë, Bujar Hudhri, pas një takimi që shkrimtari ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli.

“Biseduam me Besian Zenelin dhe Edon Zenelin, djemtë e shkrimtarit dhe botuesit të njohur Abdulla Zeneli. Kuvenduam me ta si përfaqësues të Shoqatës së Botuesve të Kosovës për detajet e fundit për ceremoninë e hapjes së Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë, ku shkrimtari ynë i shquar do të jetë i ftuar nderi”, ka njoftuar Hudhri në rrjete sociale.

Edon Zeneli në një prononcim për KOHËN ka dhënë edhe detaje të tjera të ardhjes së Kadaresë në Kosovë. Ka kujtuar se botimi i parë i kompletit të shkrimtarit të shquar është bërë në Kosovë.

Ai komplet mban vitin 1980 dhe janë historike fotot kur Kadare do ta vizitonte redaksinë e “Rilindjes” atë vit. Libri i parë i Kadaresë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të sillej këtu e 52 vjet më parë, të enjten e datës 8 tetor 1970, me numrin e signaturës 48.306 dhe është “Princesha Argjiro”. E, tash në Panair vjen ekskluzivisht edhe me botimin më të ri të veprave të tij. Në të përfshihen gjithsej shtatë vëllime.

“Krijimtaria letrare e Kadaresë lidhet ngushtësisht me Kosovën, për faktin se kompleti i parë i veprave të tij është botuar pikërisht në Kosovë me dhjetë vëllime në kohë të ‘Rilindjes’. Për fatin e mirë tonin, letërsisë në Kosovë, lexuesve në Kosovë, Ismail Kadare ka vendosur që kompletin e veprave të tij ta botojë ekskluzivisht për Panairin e Librit në Prishtinë. Domethënë e gjithë krijimtaria e tij letrare, dekadeshe, është e përmbledhur në shtatë vëllime, e cila del për herë të parë në shitje dhe botohet ekskluzivisht në Panairin e Librit në Prishtinë”, ka thënë ai, duke shtuar se “nuk ka nder më të madh sesa autori më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, të vendosë ta kurorëzojë veprën e vet letrare pikërisht në qytetin e Prishtinës”.

Nën botimin e “Onufrit”, vepra do të sjellë edhe pjesë e novela të pabotuara të Kadaresë. Ndërkaq vetë autori, në tri ditët e qëndrimit të tij në Prishtinë nga dita e hapjes së Panairit, pritet të ketë edhe takime me figura të shquara të botës kulturore.

Në anën tjetër, përveç përvjetorëve të ndryshëm, në kuadër të Panairit do të bëhet edhe publikimi i nëntë ditarëve të shkrimtarit të njohur nga Kosova, Rexhep Qosja. Zeneli e ka vlerësuar lart faktin që këto dy figura të shquara të letërsisë shqipe do të jenë pjesë e edicionit të sivjetmë të Panairit.

i përvjetorëve në njërën anë – sivjet e kemi 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit, 120-vjetorin e lindjes së Petro Markos dhe 110-vjetorin e Jakov Xoxës, domethënë tre përvjetorë shumë të rëndësishëm të letërsisë shqipe, e në anën tjetër prania fizike, por jo vetëm, dhe publikimi i veprave në këtë rast i Kadaresë dhe Rexhep Qosjes – sepse këtë vit e kemi edhe publikimin e botimit të nëntë ditarëve të Rexhep Qosjes dhe do të jetë sikurse edhe Ismail Kadare i pranishëm në Panair – ndihmon jashtëzakonisht shumë edhe për faktin që do të ketë dyndje të njerëzve, por njëkohësisht edhe për ta kthyer fokusin nga letërsia shqipe”, ka thënë Zeneli teksa ka theksuar se numri i lexuesve është përherë në rritje.

Panairi i 23-të i librit “Prishtina 2023” do t’i hapë dyert më 6 qershor. Për gjashtë ditë radhazi do të bëhen bashkë mbi njëqind shtëpi botuese. Ngjarjes do t’i prijnë aktivitete të shumta, përfshirë edhe mbi 40 promovime veprash. Edicioni i këtij viti do të zhvillohet nën temën “Libri triumfon”, e cila në thelb lidhet me numrin e madh të prurjeve në gjuhën shqipe.

Është ngjarja më e madhe e librit në Kosovë. Panairit i Librit është vendtakim i një numri të madh shkrimtarësh, përkthyesish, botuesish, studiuesish e libradashësish.

Ismail Kadare për herë të fundit ka qenë në Kosovë në prillin e vitit 2017, kur Ministria e Kulturës ia dha çmimin ndërkombëtar “Letërsia shqipe”. Ia dorëzoi asokohe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, por çmimi pati vetëm një edicion. S’u nda më pas Kadaresë. Po atë ditë Kadare u nderua edhe nga Ferizaj me çmimin “Finesa”, përderisa sheshi afër Teatrit të Qytetit mori emrin e tij.

“Jam vërtet i nderuar dhe këto fjalë janë pak si klishe kudo në botë. Jam i lumtur që e marr këtë çmim. Por më besoni, ky çmim i dhënë në Kosovë ka domethënie dhe kuptim më tepër se një çmim për mua dhe rrjedhimisht më jep kënaqësi më tepër se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur e mendoj se po e marr këtë çmim këtu në Bibliotekën e Kosovës”, kishte thënë Kadare më 6 prill 2017. Më 2009, Kadare me “Darka e gabuar” mori në Prishtinë shpërblimin “Rexhai Surroi” për letërsi.

Me Panairin e Librit në Prishtinë ka një lidhje që prej vitit 1999, në edicionin e parë në Kosovën e lirë.

“Jam shumë i lumtur që gjendem në mes jush, për herë të parë gjendem në Kosovën e lirë, pikërisht në festën e madhe të librit. Libri shqiptar është një, ashtu si është një kultura shqiptare”, do të thoshte Kadare në ceremoninë e hapjes, ku morën pjesë edhe shkrimtarët Dritëro Agolli dhe Rexhep Qosja.

“Është një panair dyfish i rëndësishëm, sepse është ngjarja e parë e madhe kulturore që mbahet pas luftës çlirimtare dhe është një panair që pasqyron tërësinë e librit dhe kulturës shqiptare”, kishte thënë Qosja për “Kohën Ditore” në nëntorin e vitit 1999.

Sivjet me emra si këta, Panairi vjen zëshëm me mesazhin se “Libri triumfon”.

Share This:

Tags: Ismail Kadare
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e

28 June 2025
Lajme

Ekskluzive: Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet

28 June 2025
Lajme

Edhe pas një ore, liderët politikë ende

28 June 2025
Lajme

“Me rrënjë në Kosovë, me ëndërra globale”

28 June 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Kuriozitete Letërsi

Dorëshkrime të panjohura të Kadaresë, ekspozohen për

18 February 2025

Letërkëmbime dhe dorëshkrime të panjohura të shkrimtarit Ismail Kadare janë bërë publike për herë

Lajme

Lamtumira për Kadarenë, Rama: Ismail, nuk ta

3 July 2024

Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama,

Uncategorised

Kurti me kabinet nderojnë figurën e kolosit

3 July 2024

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij kanë bërë homazhe para trupit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.