Kryetari i Leposaviqit, kërkon të paguaj borxhet e rrymës, të akumuluara ndër vite e dekada
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka kërkuar nga KOSTT dhe ZRRE për të filluar pagesën e rrymës elektrike të cilën e ka shpenzuar si dhe për borxhin që ka komuna dha institucionet tjera komunale.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar ai, njofton Tv Gjilani.