Gjilan, 20 Maj 2023- KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan përfituese e 200 mijë euro nga Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike
Në mbledhjen e Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike këtë javë, janë ndarë mbi 1,8 milionë euro për investime në hekurudha dhe ujësjellës.
Ndërsa për kompaninë “Hidromorava”, Komisioni i ndau 200 mijë euro për projektin e ujësjellësit në katundin Karaçevë dhe rrjetin në vendbanimet Muçivercë, Roganë, Hodonoc, Dajkoc, Novosellë dhe Hogosht të Kamenicës.