Zgjidhet presidenti i ri i Bankës Botërore
Ajay Banga është zgjedhur presidenti i ri i Bankës Botërore.
Kreu i Bankës Botërore është një amerikan i zgjedhur nga SHBA dhe ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, një evropian. Por këtë herë presidenti i Bankës Botërore do të jetë një indiano-amerikan.
David Malpass ka njoftuar se do të largohet nga detyra, ndonëse nuk ka dhënë arsyet se pse do të largohet para përfundimit të mandatit të tij pesëvjeçar. Ajay Banga është i zgjedhuri i presidentit amerikan, Joe Biden, për këtë detyrë dhe i vetmi kandidat, siç raporton gazeta franceze “Le Monde”.
Vendimi për zgjedhjen e 63-vjeçarit erdhi me votim nga 24 anëtarë të bordit, me Rusinë që zgjodhi të abstenojë. Vetë Biden vlerësoi zgjedhjen e tij në krye të Bankës Botërore përmes një deklarate.
Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë Mastercard dhe biznesmeni me përvojë do të marrë detyrën më 2 Qershor.