Ndahet nga jeta poeti Beqir (Shefki) Buzuku
Është ndarë nga jeta poeti Beqir (Shefki) Buzuku.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi i familjarve në rrjete sociale, varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 1 maj, në Varrezat e Qytetit në Gjilan, në ora 13″00h.
Ai u shua në moshën 75- vjeçare pas një sëmundje që e kishte kapluar dy vitet e fundit.
Njoftim mortor
Ka ndërruar jetë vëllai, babai, xhaxhai, gjyshi e daja ynë Beqir (Shefki) Buzuku.
Sot pasdite, me 30 prill 2023, ka ndërruar jetë më i dashuri i familjes sonë Beqir (Shefki) Buzuku.
Ai u shua në moshën 75- vjeçare pas një sëmundje që e ligështoi në dy vitet e fundit.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e hënë, me 1 maj 2023, me kohën e drekës (në orën 13:00) në Varrezat e Qytetit në Gjilan.
Të pamet (ngushëllimet) për të ndjerin mbahen të martën dhe të mërkurën, me 2 dhe 3 maj 2023, në restorant “Luli” në lagjen “Baleci” në Gjilan (në orët 09:00-16:00).
Të pikëlluara familjet Buzuku (Gjilan, diasporë) dhe Magashi (Shkup)